Home KRYESORE Vetting-u përfundimisht në dorë të Gjykatës Kushtetuese

Vetting-u përfundimisht në dorë të Gjykatës Kushtetuese

Tashme ligji i Vetting-ut mbetet përfundimisht në dorë të Gjykatës Kushtetuese sepse Komisioni i Venecias publikoi sot opinionin, që i përgjigjet disa pyetjeve të drejtuara nga Kushtetuesja.

“Është Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë që do të thotë fjalën e fundit për interpretimin e Kushtetutës dhe të përputhshmërisë së ligjeve kombëtare” theksohet në opinionin e Komisionit të Venecias Venecia, por ai shprehet se kjo gjykatë nuk mund të përjashtohet nga e drejta për të shqytuar nëse ligji është në përputhje me kushtetutën.

Përsa i përket ndikimit të organeve në vartësi të ekzekutivit në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Venecia shprehet se procesi mbetet nën juridiksionin e Komisionit të Vlerësimit dhe Komisionit të Apelit.

“Në këtë bazë, mund të arrihet në përfundimin që sismtemi që sjell ligji i Vetting-ut ndërhyn, ashtu siç duket, me pushtetin gjyqësor.”

Përsa i përket pyetjes nëse ligji prek Artikullin 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Komisioni i Venecias është i mendimit se ndërsa vlerësimi është padyshim imponues, ai nuk mund të shihet domosdoshmërisht si një ndërhyrje e pajustifikueshme në jetën private ose familjare të gjyqtarëve dhe prokurorëve në kundërshtim me nenin 8 të KEDNJ-së.

Tra tashme eshte radha e Gjykates Kushtetuese e cila nuk ka me arsye te mos veproje. Nga ana tjeter pritet edhe reagimi i opozites ne raport me kete zhvilim thelbesor.

Share: