Home KRYESORE Vuçiç zemërohet me Kroacinë, largohet nga Brukseli

Vuçiç zemërohet me Kroacinë, largohet nga Brukseli

Aleksandar Vuçiç do të bojkotojë ceremoninë e hapjes së kapitujve në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, në qoftë se Kroacia vazhdon me bllokimin e hapjes së kapitullit 26 (për arsim dhe kulturë), njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

“Mjaft më me kushtëzime”, tha Vuçic, i cili bëri të ditur se do të largohet nga Brukseli dhe do të kthehet në Beograd.

Zagrebi ka kërkuar përmirësimin e pozitës së minoritetit kroat në Serbi, në veçanti në leksionet shkollore. Vuçiç e konfirmoi vendimin e tij pas takimit që zhvilloi me kreun e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

DPA njofton se kancelarja gjermane Angela Merkel në mënyrë indiskrete e ka “paralajmëruar” të hënën kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkovic, se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen me marrëveshje bilaterale mes vendeve dhe jo në nivelin e BE-së.

Kështu është shprehur Merkel në konferencën për shtyp, pas takimit të djeshëm në Berlin me kryeministrin kroat.

“Vuçici ka humbur nervat”, komentojnë mediat kroate sjelljen e kryeministrit serb në Bruksel, duke e quajtur atë si “hap të befasishëm”, shkruan DPA.

Sot në Bruksel, në kuadër të negociatave të Serbisë me BE do të duhej të hapen kapitujt e 5 (furnizimet publike) dhe 25 (shkenca dhe hulumtimet).

Ndërsa kapitulli 26 sipas të gjitha gjasave nuk do të hapet.

Vuçiç ka deklaruar para disa ditësh se llogaritë me futjen e “vendit të tij të varfër” në BE deri në vitin 2025.

Share: