Home KRYESORE Të vish prej Dibre

Të vish prej Dibre

Nga Samet Zagradi

Vijmë nga larg,midis vështiresive të panumërta,e përpiqemi të ecim njëkohesisht me pjesën tjetër të shoqërisë. Përpiqemi me sforco të shumta të tregojmë vlerat që vetëm një zonë e bekuar dhe e pa kursyeshme di ti japë.

Jetojmë mes sakrificash të bindur për një qëllim të qartë, e nje të ardhme të sigurtë. Të besosh,e të përpiqesh të mbijetosh në vështirësi,madje të jesh i suksesshëm pa harruar nga vjen do të thotë shumë.

Të rritur me ujin e freskët e nën hijen e Korabit madheshtor e të ushqehesh me oratori magjepsëse të odave dibrane,me ushqimet dhe me traditat unike te saj duhet të ndihesh vërtetë me fat. Te thithësh ajrin e bujarisë së këtij vendi.

Të mësohesh me kulturën e mikepritjes,besnikërisë,zgjuarësisë dhe punës tregon që Dirbra dhe Dibranët ja kanë dalë gjithmonë ashtu sic historia e ka thënë gjithmonë. Arti i fjalës dhe kultura e të qënurit njeri jetojnë thellë në shpirtin e cdo Dibrani,që padyshim detyrimi më i paktë moral është të ndihet krenar nga vjen.

Të vish nga Dibra do të thotë të ecësh me sforco përtej limiteve që ndoshta disa vetë natyra i ka vendosur. Të kalosh pengesa në dukje te pakalueshme. Të qëndrosh i heshtur mes qindra vështirësive dhe të përpiqesh të mbijetosh mbetet zgjedhja e vetme që nga fëmija deri tek plaku.

Të vish nga Dibra do të thotë të jetosh mes mureve të kalbur te varferisë në dukje i pashprese,ku mbijetesa për shumicën bëhet objektiv kryesor i jetës. Harruar nga cdo sistem politik dhe braktisur nga cdo shërbim që i takon.Mohuar,cënuar dhe copëtuar padrejtësisht e ndarëne dysh me kufinj shtetëror.

Të jesh nga Dibra do të thotë të ndihesh i paragjykuar akoma pa të njohur. Më pas,vlerat unike që vetëm ajo krahinë di të ti falë të bën të jesh ai që këto tabu të thyhen. Të vish nga Dibra do të thotë një bagazh i mbushur me norma,doke ,tradita e një kulturë të papërsëritëshme dhe unike. Shtyllë e një familje të shëndoshe. Kulturë pune, dhe këmbëngulje deri në skaj.

Njerëz bujar,punëtorë karakteristikë kjo e cdo Dibrani anë e kënd saj që me sakrificë përpiqen të mbajnë gjallë atë cka të parët amanet ua lanë. Të vish prej Dibre do të thotë shumë. Të varfër por të ndershëm. Ndoshta larg trendeve të fundit, jo aq të “modernizuar” dhe të shfrenuar por cdo gjë e kanë me nder.

Madje zotërojnë më shumë se një pjesë e madhe e shqipëtareve. Zotërojnë familje të shëndoshë,me rregulla,norma të cilat tashmë rrallë kush i ka. Kanë ditur gjithmonë të flasin,të veprojnë,drejtojnë dhe të jenë të sukssesshëm aty ku ata kanë vepruar. Kanë ditur të punojnë me nder dhe të zaptojnë botën,por pa harruar kurrë kush janë dhe nga vijnë.

Pa harruar kurrë që në venat e tyre rrjedh gjaku i Skenderbeut. Të vish nga Dibra do të thotë të ndjesh detyrim moral të mos humbësh traditën e të bërit Dibrën krenare për ty.

Të vish nga Dibra do të thotë të ndihesh me fat që vjen nga një zonë që historikisht do merret shembull. Të vish nga Dibra duhet ndihesh me fat,që ke fatin e madh të marrësh emrin “Dibran”.

Share: