Home KRYESORE Fusha SHPK, ofertues i vetëm ne garën e Rikualifikimit Urban te Sheshit...

Fusha SHPK, ofertues i vetëm ne garën e Rikualifikimit Urban te Sheshit Skenderbej

Shpallet fituesi për Tenderin me vlerë më të lartë në prokurime sipas Bashkive. Bëhet fjalë për tenderin me Objekt: Faza e Dytë Rikualifikim Urban i Sheshit Skëndërbej.

Burimi i Financimit për këtë projekt është vënë në dispozicion nga Komiteti për Zhvillimin e rajoneve me Vendim të datës 19 shtator 2016. Ky tender u shpall nga bashkia Tiranë në datën 5 dhjetor 2016, dhe fondi limit për të ishte 978884 649 lekë.

Prokurimi u realizua me procedurë të hapur dhe u fitua nga shoqëria Fusha SHPK me NIPT J619220185.

Shoqëria që fitoi tenderin dhe të drejtën e kontratës, ishte ofertues i vetëm ne garë. Oferta e saj (pa TVSH) është 978 878 879 lekë. Afati për realizimin e fazës së dytë të Rikualifikimit Urban të Sheshit Skëndërbej, është 12 muaj (përfundimi Janar 2018).

Tek Pasaporta e Tenderi përveç të dhënave standarde, mund të klikoni duke aksesuar edhe dokumentacion si Kritere te Ofertës, Njoftim Tenderi, Relacion Konstruktiv dhe Specifikime teknike.

Po kjo kompani është fituese e kontratës për Fazën e Parë të Rikualifikimit Urban të Sheshit Skëndërbej me vlerë 537 535 937 Lekë (pa TVSH)./Open Data

Share: