Home KRYESORE Gazetari Koka: Ja si duhet te ishte deklarata e Shqipërise për arrestimin...

Gazetari Koka: Ja si duhet te ishte deklarata e Shqipërise për arrestimin e Haradinaj

Nga Bledian Koka

Deklarate!…

Qeveria e Republikes se Shqiperise, denon aktin e perseritur te ndalimit te paligjshem dhe flagrant te Ish Kryeministrit te Kosoves njeherazi Kryetarit te Aleances per Ardhmerine e Kosoves, z. Ramush Haradinaj.

Rasti i perseritur i ndalimit te z. Haradinaj ne baze te nje urdherndalimi te paligjshem te leshuar nga Qeveria e Serbise ne vitin 2004, eshte akt i paprecedente i dhunimit te te drejtave te njeriut dhe incident i panevojshem diplomatik ndermjet Kosoves dhe Frances, ku kjo e fundit vlen te theksohet se ishte nder vendet e para europiane qe e njohu Kosoven si shtet te pavarur dhe sovran.

Qeveria e Shqiperise i kerkon Qeverise se Frances dhe organeve ligjzbatuese te saj qe te perbuzin ne baze te ligjeve nderkombetare, urdherarreste qe nuk jane gje tjeter veçse letra pavlere e qe mbajne veçse firmen e Sllobodan Millosheviçit. Si te tilla keto akte nuk i sherbejne aspak paqes dhe stabilitetit ne Ballkan.

Duke uruar qe ky te jete thjeshte dhe veten nje keqkuptim, i bejme thirrje autoriteteve franceze te lirojne sa me pare ish Kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinaj, dhe ta lejojne ate te rikthehet ne Kosove, i lire ashtu siç Gjykata Nderkombetare e Hages ka vendosur njehere e pergjithmone!…

P.s…Nje deklarate e tille do i kish bere nder Shqiperise sonte, po meqe ska kush ta beje e bera vete!… Fundja kush do ta beje, Edi Rama qe per 5 ore vizite te Hollande ne Tirane eshte gati te pranoje edhe aneksimin e Kosoves nga Serbia apo ai turisti qe ka per minister te jashtem?!…

Share: