Home KRYESORE Gazetarja maqedonase Velinovska: Erdogan-Rama-Thaci plan për destabilizimin e Maqedonisë, ish-gruaja e Ramës...

Gazetarja maqedonase Velinovska: Erdogan-Rama-Thaci plan për destabilizimin e Maqedonisë, ish-gruaja e Ramës hap zyrë në Shkup

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë tërhequr nga zgjidhja e krizës politike në Maqedoni. Kështu thotë gazetarja e njohur maqedonase Mirka Velinovska.

Sipas saj, situatën në dorë tani do ta marrë Britania e Madhe, pas humbjes së Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Gazetarja thotë se kriza politike në Maqedoni ishte hartuar fillimisht nga Shtëpia e Bardhë me ndihmën e miliarderit amerikan George Soros, duke përfshirë edhe ambasadorin amerikan në Shkup që do të drejtonte operacionet në terren.

Por, me fitoren e zgjedhjeve amerikane nga Donald Trump, ambasadori në Shkup do të tërhiqet dhe situatën tani do ta menaxhojë Londra.

Sipas Londrës zyrtare, gjatë viteve të ardhshme Shqipëria do të jetë baza që do të përdoret për të transferuar fondet për shoqatat e Soros që do të përdoren më pas për të gjithë Ballkanin.

Duke qenë se tashmë Britania po përgatitet për daljen nga Bashkimi Europian, britanikët shohin një mundësi të madhe për t’u bërë faktor në Evropë, arsyeton gazetarja Velinovska.

Sipas saj, shqiptarët edhe njëherë do të përdoren si “mish për top”, kësaj radhe nga britanikët.

Gruaja e dytë e Edi Ramës, Delina Fico sapo ka hapur një zyrë në Shkup dhe do të jetë në krye për të menaxhuar fondet për OJQ-të.

Edi Rama dhe Hashim Thaçi kanë shkuar në Stamboll për t’u takuar me Erdogan për t’i kërkuar miratim që të krijojnë shqetësime në Maqedoni. Erdogan me siguri do të mbrojë interesat kombëtare turke, madje edhe përmes Maqedonisë.

Në fund të shkrimit, gazetarja maqedonase pyet: Amerikanët tashmë kanë humbur, “perandoria” e tyre është shkatërruar para syve të të gjithëve. Britanikët nuk janë fuqi botërore, por gabimisht mendojnë se mund të bëhen? A nuk e kanë mësuar mësim gjatë 100 viteve të fundit? /Syri.net/

Share: