Home KRYESORE Kemi qeveri te majte?!Davosi: Në Shqipëri të pasurit gjithnjë e më të...

Kemi qeveri te majte?!Davosi: Në Shqipëri të pasurit gjithnjë e më të pasur dhe të varfrit gjithnjë e më të varfër

Perceptimi që rritja ekonomike në Shqipëri nuk është mirëshpërndarë dhe nuk ka qenë gjithëpërfshirëse, u konfirmua sot nga Forumi Ekonomik Botëror, i cili krahasoi rritjen gjithëpërfshirëse me rritjen ekonomike pothuajse në të gjitha vendet.

Në këtë klasifikim, Shqipëria u përfshi në zonën portokalli, atë me përqendrim të lartë ku PBB e vendit u rrit me ritme më të larta se rritja gjithëpërfshirëse (shih tabelën). Me fjalë të tjera, nga rritja ekonomike e vendit ka përfituar pakica, ndërsa ecuria pozitive ekonomike nuk është përkthyer në një shtim të mirëqenies për shumicën.

Për më tepër, të dhënat tregojnë se raporti mes rritjes së PBB dhe rritjes gjithëpërfshirëse është përkeqësuar 5 vitet e fundit në Shqipëri. Trendi tregon për një rënie 5.6% të këtij raporti, çka tregon se shpërndarja e rritjes ekonomike ka pasur zhvillime negative, ku përfitimet po përqendrohen gjithnjë e më shumë te pakica.

Në tendencë të kundërt, në vendet e tjera të rajonit, si Maqedoni, Serbi, Bullgari, Rumani, rritja ka qenë më gjithëpërfshirëse, sipas raportit. (Monitor)

Share: