Home KRYESORE Koka: Si rrezikoja mandatin e ministrit për Dakon. Sot kryebashkiake në Durrës...

Koka: Si rrezikoja mandatin e ministrit për Dakon. Sot kryebashkiake në Durrës do të ishte Grida Duma

I ashpër ndaj disa eksponentëve të caktuar të PS ishte qëndrimi i ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

Ai ka bërë të ditur në një intervistë për Ora News se si do ti rrezikohej mandati i ministrit nëse në zgjedhjet vendore, në Durrës nuk do të mbështeste kandidatin socialist për kryebashkiak ndërsa evidentoi faktin se e kundërta ndodhi në Lezhe.

Koka tha gjithashtu se nëse ai nuk do të mbështeste kandidatin socialist, sot në krye të bashkisë së Durrësit do të ishte Grida Dume e PD dhe jo Vangjush Dako.

Deklarata

Shpesh jam ndjerë i kufizuar dhe kam thënë pse LSI të bëhet pjesë e një vendimmarrje të gabuar.

Jemi të priru për të patur tolerancën, për shkak të këtij koalicioni kemi qenë edhe shumë tolerantë.Ne sigurisht 18 mijë vota i dhamë atij koalicioni në zgjedhjet vendore dhe ka qenë zoti Meta me të cilin kemi bërë bisedë të drejtëpërdrejtë dhe është thënë në mbledhjen e kryesisë së qarkut të Durrësit Lefter Koka ti rrezikon me pozicionin e Ministrit nëse LSI nuk e voton 100 % kandidatin e aleancës. Faktet ishin këto. Por cfarë ndodhi? Në Lezhë patëm tradhëtira nga më të habitshmet. Patëm tradhëtira nga më të habitshmet. Nuk morëm as faleminderit për qarqet ku dhamë kontribut

Edhe unë i kam thënë Metës që nuk mund të mbajmë disa kosto që moralisht nuk mund të bëjmë. Në Durrës ka një bashki dhe arrogancë të tjeskajshme.

Sot duhet të ishte Grida Duma kryetare e bashkisë Durrës, jo Vangjush Dako.

Dehja nga pushteti dhe paraja i ka berë njerëzit të shkëputen nga realiteti. Ajo bandë e vogël e strukturave të policisë së durrësit po dhunon policinë e Durrësit.

Policia ka shkuar në drejtim të paditur, ata njerëz kanë një detyrë dhe një funksion, të bëjnë fituese forcën e tyre politike.

LSI është e rritur dhe ka dimesionet për të vetëqeverisur Shqipërinë.”

Share: