Home KRYESORE “LA STAMPA” – Dy bibla, pak VIP dhe populli i tij. Trampi...

“LA STAMPA” – Dy bibla, pak VIP dhe populli i tij. Trampi merr çelësat e Shtëpisë së Bardhë

Kur vijnë të famshmit? Aq më mirë. Përurimi do të jetë popullor, pasi atë e duan zgjedhësit. Epoka e Donald Trampit fillon sot në mesditë sipas orës së Uashingtonit me këtë slogan, shpikur nga zëdhënësi i tij, për të riafirmuar ndryshimin e tij me të tjerët.

Dita do të fillojë me një lutje, pastaj një çaj në Shtëpinë e Bardhë me zonjën e parë Melani, Barak dhe Mishel Obamën. Së bashku do të dalin më pas në Kalipol Hill për betimin, Donaldi do të vënë dorën mbi dy Bibla: atë të Linkolnit, dhe atë që i ka dhuruar e ëma më 12 qershor 1955, kur u diplomua nga shkolla e së dielës e Kishës presbiteriane, në lagjen Kuins.

Pastaj fjalimi, që sipas zëdhënësit të ri të Shtëpisë së Bardhë Sin Spajser do të zgjasë rreth 20 minuta, më pak se zakonisht, dhe do të përfaqësojnë “një dokument filozofik”.

Nuk është listë programesh, por një thirrje për vlerat që bashkojnë amerikanët. Liritë, ekonomia e tregut, edhe besimi. Sipas stafit të afërt, “do të shihni kalimin nga kandidat te president.”

Himnin kombëtar do ta këndojë Xheki Evanço, ndërsa mes udhëheqësve fetarë do të ketë Kardinali Dolan i Nju Jorkut.

Rreth 800 mijë njerëz pritet ta duartrokasin presidentin e ri. Dy koncerte u mbajtën mbrëmë për të shënuar fillimin e përurimit ndërsa sot do të luajë banda e ushtrisë dhe do të zhvillohet parada tradicionale. Jashtë perimetrit, 60 grupe të ndryshme protestuesish kanë paralajmëruar protesta.

Share: