Home KRYESORE “LA STAMPA” – Kur viktima janë myslimanët

“LA STAMPA” – Kur viktima janë myslimanët

Përtej faktit se mbetën të vrarë disa besimtarë, ka pak siguri lidhur me sulmin ndaj xhamisë në Kebek. Të rejat e fundit tregojnë se i dyshuari kryesor, studenti njëzeteshtatë vjeçar Aleksandër Bisonete, ka vepruar i vetëm dhe, siç është e qartë nga analiza e profileve të saj sociale, është simpatizant i së djathtës.

Nuk mund të përjashtohet mundësia që ai u shty nga arsye personale. Por është shumë më e mundshme që të ketë vepruar i shtyrë nga motive ideologjike. Ky ishte sulmi i parë i madh kundër një xhamie në një vend perëndimor. Që nga 11 shtatori, ka pasur disa sulme në vendet e adhurimit sislam në Amerikën e Veriut dhe Evropë, shpesh kanë qenë vetëm vandalizëm, por në disa raste edhe veprime terroriste.

Më dramatik ishte rasti në Angli, ku në 2013, një student ukrainas kishte vendosur mjete shpërthyese në xhami të ndryshme. Më parë kishte vrarë me thikë një tetëdhjetëvjeçar me origjinë aziatike i cili dilte nga një xhami e vogël në Birmingam. Në gjyq, personi deklaroi se qëllimi i tij ishte të shkaktuar luftë në Evropë.

Episode më pak dramatike kanë ndodhur gjithnjë e më shpesh në vitet e fundit. Shpesh bëhet fjalë për grafite ose thyerje xhamash. Në rastet e tjera, bomba rudimentare që janë vendosur para xhamive, shpesh gjatë natës dhe, për këtë arsye, pa dëme në njerëz. Në Milano në vitin 2007, Roberto Sandalo, në emër të të vetë-shpallurit Frondi luftarak i krishterë, kreu dy sulme me zjarrvënie ndaj dy xhamive lokale.

Kebeku u befasua nga drama, por jo plotësisht nga qëllimi. Shumica e veprimeve të dhunshme ndaj xhamive evropiane ose të Amerikës Veriore janë kryer nga militantët e krahut të djathtë ose të paktën nga njerëz të motivuar ksenofobë. Në disa raste, megjithatë, shihen si arsye edhe grindjet e brendshme sektare në bashkësitë islame, të zhvendosura nga vendet e Lindjes së Mesme. Që kur u shfaq në skenë Shteti Islamik, në fakt, ka pasur disa sulme ndaj xhamive shiite apo disa sekteve të pakicave të tjera, të kryera nga militantët sunitë.

Në orët e ardhshme do të dimë më shumë për atë që ndodhi, për në një botë gjithnjë e më të parcelizuar dhe të dominuar nga teoritë e konspiracionit nëpër media sociale me “lajme të rreme”, ka të ngjarë të mos e mësojmë dinamikën e vërtetë të sulmit edhe pasi ajo të jetë zbuluar dhe të përhapet zyrtarisht.

Në komunitete të vogla virtuale të lidhura me ekstremizmin e krahut të djathtë do të diskutohet rasti, qoftë edhe i ndarë tërësisht nga faktet, duek u thënë se u krye nga ekstremistët islamikë, siç u tha pasi u raportua se një nga personat e arrestuar ishte me origjinë marokene .E njëjta gjë, po në kah të kundërt, do të ndodhë në qarqet islamike apo të së majtës ekstreme. E sigurt është se, pavarësisht nga motivet e agresorit, ngjarjet e Kebekut do të kontribuojë në rritjen e tensioneve dhe polarizimit në shoqëritë tona./360grade.al

Share: