Home KRYESORE Manjani ia përplas Ramës në fytyrë: Po ia mbajti, të më shkarkojë!

Manjani ia përplas Ramës në fytyrë: Po ia mbajti, të më shkarkojë!

Ndërsa deri në mesditë Ylli Manjani kishte vendosur t’i bindej kryeministrit dhe të largohej nga qeveria, duke pranuar dekretin që Rama e kishte firmosur, diçka ka ndryshuar dhe ai ka dhënë dorëheqje nga dorëheqja.

Një burim pranë tij ka thënë se vendimi i LSI-së është i prerë: “Po të ketë guxim ta shkarkojë Rama”. Mendohet se pas një hezitimi të gjatë (fillimisht Meta e kish pranuar me pahir largimin), kreu i LSI e ka parë këtë lëvizje si një intrigë të vëllait të tij armik brenda së majtës, për ta bërë të duket i dobët dhe i pafuqishëm.

Ky motiv e ka shtyrë Metën të rezistojë deri në fund, duke e bërë edhe më karagjoze fabulën e kësaj qeverie, që më shumë i intereson xhepi sesa imazhi./lapsi.al

Share: