Home KRYESORE Manjani iku, por sulmet e LSI ndaj Tahirit vazhdojnë

Manjani iku, por sulmet e LSI ndaj Tahirit vazhdojnë

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama nuk i ka ndalur sulmet ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në studion e Top Story, Rama tha se tashmë është fakt që kanabisi ka pushtuar të gjithë vendin. Sipas tij ka zyrtarë të lartë të policisë bashkëpunojnë me trafikanutët.

“Ka rezultuar se dhe oficerë të ndryshëm të policisë janë kapur në bashkëpunim me trafikantët dhe ti që thua: “Unë kam kontrollin 100 % të vendit” do të thotë se ti nuk e ke kur janë mbjellë plantacione me rrënjë.

Ajo fraza “qentë le të lehin, karvani shkon përpara” e mbajmë shumë mirë kur e thoshte dhe shoku Enver. Është frazë e vjetër. Vijmë në një rast konkrete. Në vend që të mblidhen dhe të reflektojnë institucionet se pranvera po vjen sërish, pra që të merren masa që të mos përsëritet më ky fenomene sepse është turp për qeverinë dhe të gjithë ne që Shqipëria të konsiderohet vendi i drogës”, – tha nënkryetari i LSI-së./lapsi.al

Share: