Home KRYESORE Mediat në Kosovë: Në Beograd, spitalet ilegale fshehin xhihadistët e ISIS

Mediat në Kosovë: Në Beograd, spitalet ilegale fshehin xhihadistët e ISIS

Në disa spitale ilegale në Serbi janë hospitalizuar të kthyerit nga luftë-betejat në Siri dhe në vendet tjera të Lindjes së Afërt.

Siç lajmërojnë mediet serbe, në qendrat spitalore trajtohen klientët e pasur arab, pjesëtarë të plagosur të ISIS’it dhe formacioneve të tjera xhihadiste, transmeton gazetametro.net. Ata janë kryesisht nëpër sektorë të rehabilitimit, ortopedisë dhe qendrat ëellness.

“Fjala është për biznes të madh. Është e njohur se mjekët dhe personeli mjekësor serb janë të vlerësuar nëpër shtete arabe qysh nga koha e Titos, derisa ato lidhje janë ruajtur deri sot. Disa pronarë të qendrave serbe mjekësore nuk iu intereson se a janë në pyetje xhihadistët apo kushdo tjetër, në pyetje janë vetëm paratë”, ka thënë një burim i medieve, transmeton gazetametro.net.

Njëra prej qendrave të tilla mjekësore gjendet në afërsi të Beogradit, dhe përveç shërbimeve të përmendura, pacientëve iu ofrohen edhe shërbimet e kalërimit, dhe opsionet e ngjashme.

Pretendohet se për momentin në këtë objekt shërohen katër luftëtarë nga Siria./gazetametro.net

Share: