Home KRYESORE Parllaku, Spektaklet e Mimit dhe Shemsi-it të EC nuk kanë të sosur.

Parllaku, Spektaklet e Mimit dhe Shemsi-it të EC nuk kanë të sosur.

Nga Azem Parllaku

“Strukturat e Forcave të Armatosura kanë vijuar pa ndërprerje angazhimin në përballimin e situatës së krijuar në veri të vendit për shkak të reshjeve të dëborës.

Forca Ajrore në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, kanë vijuar shpërndarjen e ndihmave të mundësuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit.

Gjatë ditës së premte pilotët e Forcës Ajrore kryen disa fluturime për transportimin e ndihmave në fshatrat ende të izoluar nga bora.

Helikopteri i parë fluturoi në fshatin Theth, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër.

Helikopteri i dytë në fillim fluturoi në fshatin Ketë, Njësia Administrative Xibër, Bashkia Klos dhe më pas në fshatin Lam i Madh, Njësia Adminstrative Derjan, Bashkia Mat.

Helikopteri i tretë fluturoi në fshatin Kalis, Njësia Administrative Kalis, Bashkia Kukës.

Në secilin fshat u shpërndanë nga 50 pako me ushqime me nga 20 kg secila.

Strukturat e Forcës Ajrore dhe ato të Komandës Mbështetës vijojnë punën në terren, si dhe mbeten në gatishmëri për t’iu përgjigj çdolloj kërkese të Drejtorisë së Emergjencave Civile dhe pushteti lokal”, thotë Mimi.

Sa pako dhe sa skii-istë ka këtu!?
120 skiis-të për 20 pako.
Mimi dhe Shemsi u përshëndesin nga lart…

shfaqjet me ndihma1

Share: