Home KRYESORE Përgjimi për të kapur të korruptuarit/ Manjani: Tani duhet të ruhemi edhe...

Përgjimi për të kapur të korruptuarit/ Manjani: Tani duhet të ruhemi edhe në krevat…

Ministri i Drejtësië Ylli Manjani ishte sot i pranishëm në tryezën e konsultimit publik ku u shqyrtua paketa me “Projektligjet Antikorrupsion”. Gjatë fjalës së tij, Manjani ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin se faza aktuale e reformës në drejtësi është më e rëndësishmja, ndërsa i konsideroi këto ligje si thelbin e kësaj reforme.

Ai është ndalur edhe tek ligji për përgjimet elektronike, ku ka theksuar se pergjimi deri tek krevati bashkeshortor eshte i tepert.

“Organet e ndjekes penale kanë sa të duash instrumenta në dorë për ta parandaluar korrupsionin dhe për të kapur të korruptuarit, por pa cënuar privatësinë”, tha Manjani.

“Ky ligj është marrë të paktën nga përmbajtja si model nga një ligj i miratuar në mënyrë të çudtishme dhe i kritikuar nga e gjithë bota, në Britaninë e Madhe. Në kohën kur të gjithë e kishin mendjen tek Brexit, u miratua një ligj agresiv survejance në mënyrë të plotë. U Kritikua në Britani dhe kur them atje, ku shkak i besueshmërisë së policisë dhe organeve hetimore janë super të rreptë, të garantuar dhe profesionistë por mgjth u debatua. Ka praktika të Gjykatës së Strasburgut ku arrihet në konkluzionin se jo kudo dhe për gjithçka survejohet.

Ne kemi bërë disa hapa në drejtim të mbikqyrjes publike, padiskutim që organet e ndjekjes kanë të drejta që duhet ta bëjnë edhe pjesën e parandalimit edhe të përgjimit procedural por jo në banesë, jo në krevatin bashkëshortor dhe jo në tualet. Me audio dhe video thotë ligji. Kjo është një gjë krejtësisht e re dhe mund të gjykohet të lihet dhe mund të miratohet por që nga ky moment duhet të ruhemi edhe në krevatin bashkëshortor. Kjo është një çështje që për kushtet e Shqipërisë nuk është e përshtatshme.

Organet e ndjekes penale kanë sa të duash instrumenta në dorë për ta parandaluar korrupsionin dhe për të kapur të korruptuarit, por pa cënuar privatësinë. Ky është një standard që ne i qendrojmë fort dhe mirë do të ishte ta shohim përmbajtjen e këtij ligji në këto drejtime”, u shpreh ministri Manjani./panorama/

Share: