Home KRYESORE Përplasja/Bushati: “Je karikaturë e ideve liberale, je gjithmonë me kryeministrat”. Çili: “...

Përplasja/Bushati: “Je karikaturë e ideve liberale, je gjithmonë me kryeministrat”. Çili: “ Ti, komunist që nuk do lirinë »

Debati për ndërhyrjen e Edi Ramës në politikat botuese të mediave kryesore dhe largimin nga puna të gazetarëve kritikë është zhvendosur në emisionin “Të paekspozuarit” i cili është kthyer në një arenë ku janë përplasur Henri Çili dhe Andi Bushati, pas replikave të ashpra që ata kanë pasur ditëve të fundit.

Bushati mbronte idenë se largimet nga puna janë politike dhe se pronarët kanë qenë të detyruar të marrin këto venmdime nga presioni i qeverisë. Ndërsa Çili ngulmonte se ato janë vendime të lira të drejtuesve mediatikë të ndërmara për arsye kontraktuale apo menaxheriale.

Por ky debat për faktet është shndëruar shpejt në një shkëmbim ideologjik ku pronari i mediave “Mapo” ka shpalosur idenë se të gjitha aktet e tij janë pasojë e politikave liberale që ai ndjek, ndërsa Bushati e ka akuzuar se kjo është vetëm një farsë dhe se ai bëhet me pushtetet dhe jo me idetë. Sipas Çilit ky këndvështrim vjen nga idetë komuniste dhe anti lirisë të kundërdebatuesit të tij.

 “Të jesh flamurtar i teorive ultra­liberale dhe të kërkosh një mandat të tretë për Sali Berishën, dhe pastaj menjëherë një mandat të dytë për Edi Ramën, mua më duket se përdhos vetveten. Ti ke mbështetur kundërshtarët më të mëdhej të liberalizmit. Do të respektoja si liberal, por ti je një karikaturë e ideve që mbron” i tha Bushati,

Ndërsa Çili iu pergjigj:“E kundërshtoj fort Lulzim Bashën për rënien në prehërin e politikave populiste dhe në ndikimin e ideve idiote të tuat dhe Lubonjës. Ti nuk do lirinë, je komunist”.

Duke qenë se kjo përplasje idesh qëndrimesh dhe akuzash është pasqyruar në mënyra shumë të transformuara, Lapsi.al, po e sjell të plotë me video këtë shkëmbim ku debatuesit nuk e kanë kursyer aspak njëri- tjetrin. (Lapsi.al)

Share: