Home KRYESORE Përshkallëzohet tensioni Athinë Ankara, ministria e Jashtme turke lëshon “bombën” e parë!

Përshkallëzohet tensioni Athinë Ankara, ministria e Jashtme turke lëshon “bombën” e parë!

Janë përshkallëzuar tensionet ne marrëdhëniet e Greqisë dhe Turqisë pas vendimit të Gjykatës së Lartë greke për të vendosur kundër ekstradimit të 8 “puçistëve” që akuzon Ankaraja për grushtin e shtetit të 15 korrikut.

Në një deklaratë për shtyp, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Xhavushoglu, kërcënoi se Turqia ka dorëzuar kërkesën e dytë të ekstradimit për 8 ushtarakëve turq ditën e premte dhe nëse ajo do të ketë sërish përgjigje negative, atëherë Ankaraja do të marrë të gjitha masat për të anuluar marrëveshjet dypalëshe me Athinën zyrtare, përfshirë edhe atë të ripranimit të refugjatëve.

Nga ana e tij, presidenti Rexhep Taip Erdogan, duke komentuar vendimin e gjykatës greke, tha se ai ishte i zhgënjyer nga Athina, pasi kur kishte kontaktuar me qeverinë greke pas arratisjes së ushtarakëve, ata i kishin premtuar se çështja do të zgjidhej brenda 15-20 ditëve.

“Këto janë veprime terroristesh dhe ata ushtarë duhet t’i nënshtrohen gjykimit këtu. Shtyrja e ekstradimit të tyre do të ndikojë në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë”, tha Erdogan. /360grade.al

Share: