Home KRYESORE PPE rezolutë për zgjedhjet në Shqipëri

PPE rezolutë për zgjedhjet në Shqipëri

Lideri i opozitës Lulzim Basha njoftoi se asambleja politike e Partisë Popullore Europiane, ka miratuar nje rezolute per Shqipërinë, ku behet thirrje per zgjedhje te lira e te ndershme.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Basha sqaron se kjo rezolute kërkon miratimin me konsensus të reformës zgjedhore, si zbatimin e ligjit për dekriminalizmin e politikës.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen e PPE-së ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftën kundër krimit dhe të ardhmen tonë europiane” deklaron kryetari i PD Lulzim Basha.

Share: