Nga Ardian Gola

Nuk është problemi te niveli kulturor e artistik i Linda Morines. Problemi është tek niveli profesional i Ermal Mamaqit, te cilit po i duhet me e shfrytëzu Linda Morinen për me ba humor. Kështu edhe për t’nxjerre ne sipërfaqe tamam boshllëkun ideor te tij!

Me sa mujta me e përcjelle sonte, atij i duhej te ideonte skeçe, qe për tematike kane “pordhën”, “nxjerrjen jashtë te topit” dhe këto, nuk ishin te vetmet…

Per mos me e zgjate shume, Ermal Mamaqi mbetet epitoma e trivializimit dhe banalizimit kulturor. Ai është përmbushja e profecisë se Postmanit për vdekjen kulturore, e cila, nder tjerash, është rezultat edhe i shpërqendrimit te popullatës përmes trivialitetit.

Ermali është përmbushje edhe e profecisë se Huxleyt, për te cilin ajo qe i bën njerëzit te vuajnë ne ‘Brave New World’, nuk është se qeshnin ne vend se te mendonin, por se nuk e dinin pse qeshnin dhe pse kishin ndaluar se menduari.

Pra, problemi nuk zgjidhet me ndërrim kanalesh. Ketu kemi te bejme me idiotizëm masiv dhe kjo konstituon fatin social te individit. Fatin tone.

Share: