Home KRYESORE Propozimi i Ilir Metes per “lista te hapura” tremb vetem kryetaret e...

Propozimi i Ilir Metes per “lista te hapura” tremb vetem kryetaret e partive

Nga Zef Bushati

Propozimi i Ilir Metes per ” lista te hapura ” ne zgjedhjet parlamentare ka trembur kryetaret e partive dhe besniket e tyre.

Nje liste e kandidateve qe prezanton nje parti politike quhet e mbyllur kur renditja e kandidateve ne kete liste eshte percaktuar nga Kryetari i partise.

Ne baze te numrit te votave fiton kandidati i cili eshte i pari i listes. Nese ka me shume vota fiton edhe i dyti apo i treti i listes. I katerti, i pesti e deri ne fund te listes, kandidatet e tjere nuk kane asnje shans te fitojne.

Po kush jane te paret e listes ? Kjo dihet, kryetari i partise dhe besniket e tij si dhe ndonje tjeter qe lidhet me interesa me kryetarin e partise.

Ndersa ne nje “liste te hapur” votuesit votojne ne liste kandidatin qe pelqejne me shume edhe pse ai ne renditje mund te jete ne fund te listes. Ne fund fiton ne kete liste kandidati qe mbledh me shume vota.

Mund te ndodhe qe votuesit nuk votojne kryetarin e partise dhe as besniket e tij, por nje tjeter qe e vleresojne me shume per formimin dhe ndershmerine e tij.

Rrezikon deri aty sa kryetari te mos fitoje. Prandaj kryetaret dhe besniket jane te trembur dhe nuk e pranojne kete propozim te LSI dhe Ilir Metes.

Partia Aleanca Demokristiane e mbeshtet propozimin e LSI.

Share: