Home KRYESORE PS-LSI jane njelloj o Lefter…

PS-LSI jane njelloj o Lefter…

Nga Skerdjan Dhuli

Paska shperthyer nje tjeter Minister i LSI dje kunder PS. Bukur fort. Po te mbullesh syte per te mos pare kush i thote, te gjitha ato fjale jane te verteta.

Por kur sheh se keto vijne nga nje njeri qe ironikisht eshte edhe kumbari i ketij koalicioni turpi, ketu behet qesharake puna.

Kur ne (PD) thoshim se “Shqiperia Eshte mbushur me droge ne cdo cep te saj…”, Lefteri dhe shoket e tij qeshnin ose sulmonin PD-ne.

-Kur ne (PD) thoshim se “Reforma territoriale ishte nje ndarje e hartes administrative te Shqiperise si breket e Shukriut, per te ndare parcelat midis PS e LSI…” Lefteri me shoke i gezoheshin Bashkive qe ne tavoline ja u jepte Rama.

-Kur ne (PD) denoncomim “lidhjen e pushtetit me krimin, mbushjen e Kuvendit me Kriminele…”, Lefteri me LSI na benin thirrje per qetesi e dashuri…

-Kur ne (PD) ne Durres akuzonim se “Bashkine Vangjush pampersi e kishte marre me banda…”, Lefteri me shoke i gezoheshin “fitores”.

-Kur ne (PD) akuzonim qeverine dhe Policine si “Te komanduar dhe ne bashkepunim me banda kriminale si Emiljano Shullazi…”, ju nuk e hapet gojen deri diten qe ju moren peng familjaret tuaj, dhe urdheruat Prokurorin ta arrestonte…

Pse dha doreheqje Nasip Naco ? Tregojani Shiptareve.

-Kur ne (PD) thoshim qe “Klement Balili mbrohet nga qeveria, dhe duhet arrestuar nje dite e me pare, se eshte nej super kriminel…”, LSI o Lefter e mbronte se e kishit tuajin. Ke mijera vota ne kutine tende nga bandat kriminale. Nga ato qe akuzon Vangjo pampersin, nuk keni hic me pak edhe ju.

-Kur ne thonim “mos e votoni ligjin e arsimit te larte…”, Lefteri me shoke, si dele, nje per nje shkuan e votuan.

Ne te gjitha keto te zeza qe i jane bere Shqiperise keto 4 vjet, fajin e keni bashke. Prandaj Lefter, eshte me burrerore te mbyllesh gojen.

Share: