Home KRYESORE Pse po armatoset Serbia me aeroplanë ushtarak ?!

Pse po armatoset Serbia me aeroplanë ushtarak ?!

Serbia po vazhdon të armatoset dhe të modernizojë aviacionin e saj, duke përfshirë edhe aeroplan modern nga Rusia dhe Bjellorusia. Javën e kaluar nga Bjellorusia janë porositur 15 aeroplan të tipit MIG-29, të cilët janë duke u përpunuar me teknologjinë e re të sistemit të radarëve dhe atë të armatimit. Po ashtu nga Bjellorusia , Serbia ka blerë dy sisteme raketore mobile të cilat mund të ndahen në 16 vende të ndryshme.

Qëllimi i Serbisë është të ketë 20 aeroplanë luftarak në gjendje gatishmërie në çdo kohë, të armatosur me armatimin më bashkëkohor i cili prodhohet në Rusi. Për aeroplanët tjerë të cilët posedon Serbia thuhet se ata do qëndrojnë anash por në gjendje gatishmërie të gradës së dytë dhe të tretë.

Po ashtu këtë vit, Serbia do merr nga Rusia automjete të blinduara me sisteme moderne të vështrimit si dhe të armatimit.

Në vitin 2015 Serbia mori si dhuratë 28 avionë të tipit MIG-29 ndërsa vitin e kaluar 15 avionë të tipit SUKHOI SU-30 SM. /INA

Share: