Home KRYESORE “RADIO CHINA INTERNATIONAL” – Presidenti kinez: Deti i pranon të gjithë lumenjtë....

“RADIO CHINA INTERNATIONAL” – Presidenti kinez: Deti i pranon të gjithë lumenjtë. 4 parimet e Kinës

Kryetari i shtetit kinez Xi Zhinping u bëri thirrje vendeve të botës të ndërtojnë një komunitet ndërkombëtar fatesh të përbashkëta të njerëzimit, gjatë vizitës zyrtare në Zvicër. Presidenti Xi shtjelloi qëndrimet e palës kineze në fjalimin e mbajtur në Pallatin e Kombeve për krijimin e një bote më të hapur, më të pastër, më të bukur, gjithëpërfshirëse me paqe të vazhdueshme, siguri të gjithanshme, lulëzim të përbashkët. Lideri kinez vuri në dukje se Kina është e vendosur në parimet e barazisë së sovranitetit dhe propozon barazi të vendeve të ndryshme në fushat e të drejtave, të shanseve dhe të rregullave.

“Deti i pranon të gjithë lumenjtë, ndaj bëhet më i gjerë. Ne duhet të nxitim demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, të kundërshtojmë hegjemoninë e një vendi dhe bashkëqeverisje nga pak palë. Fati i botës duhet të zotërohet nga vendet e ndryshme anëtare, kurse rregullat botërore duhet të përpilohen nga të gjithë pjesëmarrësit. Çështjet ndërkombëtare duhet të menaxhohen dhe rezultatet e zhvillimit duhet të ndahen nga të gjitha vendet”, tha presidenti Xi.

“Biçaku zviceran është produkt i frymës profesioniste të zejtarëve. Kur mora biçakun tim të parë të prodhuar në Zvicër, admirova prodhuesit që i kanë dhënë aq shumë funksione një mjeti kaq të vogël. Mendoj se do të jetë shumë mirë nëse prodhojmë bashkërisht një biçak kaq delikat zviceran. Kështu që sa herë njeriu has probleme, mund ti zgjidhë me mjetet e tij. Jam e bindur se, po të përpiqemi së bashku, një mjet i tillë do të gjendet”, shtoi Xi.

Përveç këtyre, kreu i shtetit Xi shtjelloi edhe qëndrimet e palëkundura të Kinës në politikën e jashtme në 4 aspekte.

“Dua t’ju jap një përgjigje të qartë. Kina do të jetë e palëkundur në ruajtjen e paqes botërore, e palëkundur në nxitjen e zhvillimit të përbashkët, e palëkundur në krijimin e partneritetit dhe e palëkundur në mbrojtjen e shumëanshmërisë”, tha presidenti.
Fjala e tij është duartrokitur mbi 30 herë.

Share: