Home KRYESORE Rama “perplaset” me Vasilin per koncertin e Vjenës në Tirane…

Rama “perplaset” me Vasilin per koncertin e Vjenës në Tirane…

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar zhvillimin e “Koncertit të Vjenës” në Tiranë. Ndersa i pyetur nga mediat lidhur me këtë event, Vasili theksoi se ky koncert ishte një organizim tepër festiv dhe të tilla evenimente duhet të zhvillohen më shpesh në Tiranë.

Por, Vasili shtoi se një eveniment të tillë mund ta bëjë edhe orkestra e Radio Televizionit Publik Shqiptar, duke theksuar se formacioni muzikor i RTSH-së është mëse dinjitoz.

“Koncerti i Vjenës duhet të flasë shqip. Orkestra e Radiotelevizionit Publik Shqiptar mund ta zhvillojë këtë eveniment, pasi është një formacion dinjitoz. “Danubin blu” shqiptarët e kanë dëgjuar falë kësaj orkestre. Shkëlzen Doli dhe orkestra e RTSH-së mund ta sjellin Vjenën në Tiranë. Qeleshet rrinë më mirë në kokën e shqiptarëve si edhe shqiptarët e pinë më mirë rakinë me fund”, tha Vasili dhe i menje-hershem qe reagimi i kryeministrit Rama ne Facebook duke mos e permendur Vaslilin por qartazi duke replikuar me te:

“Mirenjohje Shkelzen Dollit dhe Ansamblit Filarmonik te Vienes per mbremjen fantastike qe i dhuruan Shqiperise, Kosoves e gjithe shqiptareve kudo, permes Koncertit te Vienes ne Tirane qe mori ngjyra te veçanta fale gjetjes se bukur te qelesheve, rakise dhe dollise se ngritur nga instrumentistet vieneze ne gjuhen shqipe: GEZUAR VITIN E RI”

Share: