Home KRYESORE Ramushi arreston Francen!

Ramushi arreston Francen!

Nga Arian Galdini

Lajmi se Ramush Haradinaj eshte ndaluar ne France me nje urdher-arresti te Serbise te vitit 2004, me beri te gerryej ne ndergjegjen time arsyet se perse une e kam mik dhe e cmoj fort e dliresisht, njeriun qe dikur ka qene Komandant i UCK, dikur Kryeminister i Kosoves, dikur i burgosur i Hages, e pasketaj i pafajesuar 2 here nga po kjo Gjykate Nderkombetare.

Franca nuk gabon. Patjeter qe Franca duhet te dije dicka me teper. E duke qene se une e dua fort Francen, ia nis te shqyrtoj cdo shkak te mundshem qe e ka shtyre kete vend te madh te Perendimit, te hape sirtaret, te gjeje aty nje urdher arresti nga Serbia, e menjehere ti vere prangat Ramushit.

Mirepo, nuk me shqitet nga mendja ajo vera e madhe e shqiptareve kur ekipi yne Kombetar i futbollit, per here te pare luajti ne finalet e Kampionatit Europian qe u zhvillua po ne France.

Aty mes mijera tifozeve shqiptare te veshur me fanellen kuqezi ka qene edhe Ramushi.

Ka qene ne stadium ka bere shenjen e shqiponjes me gishta, ka takuar lojtaret e kombetares, e per ti bere keto ka kaluar kufirin, pastaj ka mare nje dhome hoteli, pastaj ka kaluar te gjitha kontrollet e sigurise me mijera punonjes sigurie te policise dhe sherbimeve sekrete franceze, nga hyrja e stadiumit e derisa ka gjetur ulesen prej ngaku ka ndjekur ndeshjet.

Cudi e madhe sesi ky sirtari me urdherarrestin e 2004 te nxjerre nga Serbia, nuk u hap ne qershorin e 2016.

Cfare ndodhi ne kete janar te acarte te 2017, e sidomos ndersa Ramushi kalonte tranzit neper France, qe krejt beftas u faneps urdherarresti e tringelluan prangat?

Cili zemrek i ciles ore eshte kurdisur mbrapsht?

A mos valle kjo Europe pasBrexit, eshte zhytur ne nje kaos te tille saqe i ndodh te ngaterroje sirtaret?

Apo jemi ne nje faze te re qe na kthen drejt e tek kohet e vjetra?

Pergjigjet mund te jene te gjithefaresojshme, e besoj se i kam ndermend disa prej tyre.

Por nuk eshte qellimi sot qe te jap pergjigje per cka po me shqeteson mua me ererat e reja qe na kthejne mbrapsht.

Shqetesimin tim me te madh e me serioz e kam per ne shqiptaret. Franca si te shkoje perpara, si te kthehet mbrapa, mbetet nje vend i madh, e per ne do te jete ngahera Perendim, qofte edhe kur me ne sillet si ne nuk na volitet a me keq akoma.

Jemi ne ata qe duhet te ngrehim veshet, mprehim vemendjet e urtojme mendjet, sepse pikerisht nder ne e vetem nder ne mund te gjenden zgjidhjet, sikurse mund te gjendet edhe prishja e re qe mund te na kllapise ne tragjedite e vjetra.

Ne problemet i kemi me veten tone. Ne shqiptaret, duhet ta mendojme gjate kete ndalimin e Ramushit ne France. Sot nuk eshte ndaluar Ramushi. Sot Ramushi ka arrestuar Francen, sepse sot Franca ka folur nje gjuhe qe ne nuk na pelqen, por qe na duhet ta konsiderojme fort, si nje gjuhe qe mund te na behet me e shpeshte.

Ndaj qe te mos degjojme me gjuhe te tille e te mos ndjejme e pesojme me akte qe nuk na pelqejne a ndoshta edhe qe na thyejne e prapakthejne, kerkohet nje ore e me pare, qe ne te gjithe se bashku si shqiptare te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi, Presheves, Camerise dhe Diaspores, te ulemi per tu kordinuar mire e thelle me njeri-tjetrin.

Partite Politike te te gjitha trojeve ku jetojne shqiptare, Qeverite dhe Institucionet Shteterore e Akademite e Shkences dhe Kultures te Shqiperise dhe Kosoves, duhet patjeter, patjeter te ulen bashke, te krijojne nje Keshill Kordinimi dhe Strategjie Kombetare, e te bien dakort qe askush te mos e shkele cdo vendim te ketij Keshilli.

Mjaft më, me Lidere Historike e te Pagabueshem qe na ndricojne rrugen si fanar e na udheheqin nga fitorja ne fitore. Eshte koha, eshte thirrja historike qe te jemi bashke, kordinohemi bashke, e ti bindemi nje strategjie te perbashket.

Po nuk e beme kete, Zoti na ndihmofte.

Share: