Home KRYESORE Raporti për sigurinë: Shërbimet sekretet jashtë kontrollit

Raporti për sigurinë: Shërbimet sekretet jashtë kontrollit

Një raport i fundit për buxhetimin, prokurimet, auditimin e performancës dhe integritetin në sektorin e sigurisë në Shqipëri ka publikuar të dhëna shqetësuese sa i takon sigurisë.

Sipas raportit të Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), “Shërbimet sekrete në Shqipëri janë ashtë çdo kontrolli, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka kapacitet dhe ekspertizën e duhur për auditimin e veprimtarisë financiare të tyre”.

Raporti konstaton se institucionet e sigurisë dhe sidomos Shërbimi Informativ Shtetëror, i kanë shpëtuar radarit të KLSH.

“A do të thotë kjo se sektori i sigurisë ka përforcuar në një mënyrë që e ka lejuar atë të mbajë një profil të ulët dhe rrjedhimisht t’i shpëtojë radarit të KLSH? Nuk ka shumë të ngjarë. Megjithëse nuk ka një shpjegim të qartë dhe zyrtar rreth kësaj, gjithsesi, KLSH ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se rritja e sasisë dhe cilësisë së auditimeve të performancës përbën një prej përparësive kyçe të institucionit.

Për më tepër, auditimet e KLSH, duke përfshirë ato të performancës hasin shpesh shumë pengesa dhe sfida të një natyre të brendshme dhe të jashtme”, thuhet në raport, sipas Shqiptarja.com.
Raporti analizon dobësitë e KLSH, duke theksuar se “Kapacitete të pamjaftueshme njerëzore dhe logjistike. Kontrollet cilësore të dosjeve të audituara kanë shfaqur vazhdimisht një mungesë ekspertize nga ana e audituesve në tema të posaçme të audituara (p.sh. ofrimi i sigurisë), si dhe një mungesë kapacitetesh për të trajtuar sasinë e madhe të të dhënave elektronike”.

Pjesë e raportit janë edhe analiza e sasia dhe cilësia e dobët e informacionit të ofruar ndaj audituesve të KLSH ka ndikuar në kontrollin e dobët të institucioneve të sigurisë. “Niveli shqetësues i ulët i zbatimit të sanksioneve dhe rekomandimeve të KLSH-së. Shkarkimi dhe ndjekja penale e zyrtarëve publikë të rangut të lartë janë ndër masat e KLSH më të pazbatuara në praktikë, duke treguar kështu një kulturë të shqetësuese të mosndëshkimit”, thekson raporti.

Edhe deputetet nuk duket të kenë informacione të mira për çeshtjen në fjale. “Edhe pse procesi i dëgjesave është i mirë rregulluar dhe organizuar, cilësia e debatit lë hapësirë për përmirësime. Shpesh herë debati është i polarizuar ku deputetët e pakicës hedhin akuza ndaj qeverisë nga njëra anë, dhe deputetët e mazhorancës, nga ana tjetër, shprehin mbështetje të palëkundur për projekt-buxhetin e paraqitur nga ekzekutivi”, thuhet ne te./360grade.al

Share: