Home KRYESORE Rikthehet Ramadan Troci, do të konkurojë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Rikthehet Ramadan Troci, do të konkurojë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Prokurori që prangosi ish Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin, në lidhje me skandalin e zhdukjes dhe vjedhjes misterioze të 7 milion eurove nga Banka e Shqipërisë, i pagëzuar si “tmerri i korrupsionit shtetëror të niveleve të larta” është kandidaturë e favorizuar, që të bëhet pjesë e KLP, Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Mbas “Çështjes Fullani”, Prokurori Troci u sulmua shumë nga politika shqiptare, por edhe u duartrokit në media për guximin e tij. Aktualisht ai është në Vlorë, si Prokuror i atij Qarku, por me sa duket do të kemi sëshpejti një rikthim të bujshëm të tij.

Share: