Home KRYESORE Serbo-Rusia e kaluara qe rron

Serbo-Rusia e kaluara qe rron

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Serbia eshte nen pushtetin e se kaluares. Doktrinat nacionaliste te Garashaninit, Cubrilovicit, Andricit, Rankovicit, Milloshevicit vazhdojne te bashkejetojne me politikat bashkekohore te Serbise.

Projektet e vjetra nacionaliste dhe taktikat konspirative e te dhunshme mbeten akoma te preferuarat e Beogradit. Lidershipet totalitare te se kaluares mbarten teresisht tek lidershipet e sotme. Aleancat raciste e segregative nderkombetare te shekujve te shkuar mpleksen me retoriken e integrimeve Europiane te diteve tona.

Ne kushte paqesore e demokratike eshte tejet e veshtire te kuptohet kjo mpleksje e Serbise se vjeter me Serbine e diteve tona. Retorika manipulative bashkekohore Serbe eshte kaq e sofistikuar saqe nga pak kush ne bote mund kuptohet.

Jane veten rrethanat specifike, kushtet e krizave, tensionet apo konfrontimet me sfidat reale qe zbulojne qartesisht nenshtresen e te kaluares se gjalle brenda realiteteve politike bashkekohore te Serbise.

Nga ana tjeter nevojiten edhe perballjet Serbe me endrrat e se kaluares sic eshte “Nacertania” drejt Kosoves qe te kuptohet akoma me mire sesa pak ka ndryshuar Serbia. Hijet e se kaluares erresojne here pas here cdo rreze drite apo shprese Serbe per ndryshim.

Prapa hijenave te se kaluares te krajleve Serbe bashkengjiten ne menyre te pashqitshme ambiciet ogurzeza te Careve te Rusise. Pjetri i Madh dhe tavarish Stalin ringjallen nepermjet Putinit ne kohet tona ne cdo enderr te Serbise.

Kembanat ogurzeza te patriarkeve te Kremlinit perzihen me tingujt e kembanave te Irinejve Serbe nate e dite, duke u perpjekur te terheqin kete pjese te botes se qyteteruar drejt koherave me fanatike te historise se njerezimit. Simbioza Serbo-Ruse eshte ngjizje e temjanit me pergjakjen shekullore.

Aksi Serbi-Rusi ndonese i ndryshkur vazhdon te tendose here pas here mjedisin politik ne Ballkan. Skenaret e dizajnuara ne Kremlin per Osetine, Abkazine, Nagorni-Karabakun, Ukrainen, Krimene testohen ne miniature nga Beogradi edhe ne Ballkan.

Semi-demokracia Ruse ekziston kembekryq ne sistemin politik Serb. Autoritarizmi ala Sovjetik eshte tejet i preferuar ne stilin e lidereve Serbe. Militarizimi Rus dhe strategjite kercenuese transplantohen pa medyshje ne shtetin dhe shoqerine Serbe.

Politika e prodhimit te krizave latente permanente me fqinjet kaq e njohur nderkombetarisht per Rusine po zbatohet me shume ekzigjente edhe ne laboratoret e Serbise me fqinjet e saj. Ne menyre te vecante prodhimi dhe mbajtja e krizave latente permanente te Serbise me fqinjet po zbatohet ndaj Kosoves. Pakicat Ruse ne Euro-Azi dhe pakicat Serbe ne Ballkan perdoren, shperdoren dhe abuzohen barbarisht si mina me sahat per kriza latente permanente kunder fqinjeve.

Cdo strategji dhe taktike, cdo retorike dhe qendrim, cdo deklarate dhe veprim, cdo farse dhe kercenim Serb ndaj Kosoves vjen nga stepat Ruse, frymezohet nga Caret e vjeter dhe Neo-stalinistet e rinj, nxitet dhe sponsorizohet vetem dhe vetem nga Moska dhe dishepulli i KGB, Putini. Mjere ato vende e popuj, mjere ato qeveri dhe lidere qe nuk e shohin kete realitet temjani te gjakosur.

Nga gjithe vendet e popujt e kohes sone Shqiptaret ne teresi dhe Kosova ne vecanti i njohin me mire lidhjet e brendshme dhe te pashqitshme Serbo-Ruse. Temjani i gjakosur Serbo-Rus i ka shkaktuar plage shekullore Shqiptareve ne mbare Ballkanin dhe Kosoven posaqerisht.

Duket si nje destinim historik perballja e Shqiptareve me aksin Serbo-Rus. Qe nga lindja e nacionalizmave Ballkanik, Kriza Lindore, Luftrat Ballkanike, Luftrat Boterore, Lufta e Ftohte dhe ne tranzicionin e rendit te sotem boteror, aksi Serbo-Rus eshte perballur ne menyre te pergjakshme me Shqiptaret historikisht. Ne ditet tona kjo perballje eshte perqendruar mbi Kosoven dhe popullin e saj.

Historia e gjate e Ures se Ibrit, e margjinalizimit te Veriut te Mitrovices, e institucioneve paralele serbe brenda Shtetit te Kosoves, perpjekja per asociacionin ala Republika Serbska, ngritja e mureve ndares ne Mitrovice per politika te faktit te kryer, leshimi i flete-arresteve abuzive permes Interpolit kunder shtetasve te Kosoves, provokimi me thyerje permanente te kufijve te Kosoves nga eksponente te politikes dhe krimit Serb, ngrirja e marredhenieve te Listes Serbe me institucionet e Kosoves dhe ndervaresia e saj nga Beogradi, tentativa per hyrje te dhunshme me tren Serbo-Rus brenda Kosoves-jane nje varg taktikash te frymezuara nga Rusia putiniste, te sponsorizuara prej saj dhe te aplikuara nga lideret milloshevicjane te Serbise per te realizuar me cdo mjet deshtimin e shtetit te Kosoves.

Shqiptaret ne teresi me Kosoven ne qender te shqetesimit te tyre kane gjithe fuqite e nevojshme per t’u perballur me Serbine e sotme. Hapsira territoriale, fuqia e popullsise, resurset ekonomike, kapacitetet njerezore, energjite luftarake, vitaliteti dhe organizimi i diaspores i bejne pesembedhjete milione shqiptaret ne bote teresisht te afte per t’u perballur me Serbine e sotme.

Sfida e shqiptareve per perballje me Serbine qendron vetem tek sponsorizimi Rus i Serbise. Aksi Serbo-Rus nuk mund te perballohet vetem nga shqiptaret ne Ballkan. Temjani i pergjakur Serbo-Rus mund te perballet vetem nepermjet lidhjeve, aleancave dhe integrimeve Euro-Atlantike.

Shqiptaret ne Ballkan me shqetesimin e Kosoves ne qender te tyre jane hapsira me e fuqishme dhe e paluhatshme Euro-Atlantike ne kete Rajon. Por edhe vete Aleanca Euro-Atlantike ka bere dhe vijon te beje investimet me te fuqishme strategjike ne mjediset Shqiptare, me fokus Kosoven e Shqiperine.

Ngjarjet e koheve te fundit po ndricojne me se miri aksin Serbo-Rus ne Ballkan. Ballkani po perjetojme kohen e fundit Koncertin e Evropes, Krizen Lindore, perpelitjet e Austro-Hungarise, ballafaqimet Euro-Azi, Euro-Mesdhe…

Ne kete qerthull lypet vemendje me e madhe e Evropes qe te parandaloje krismat ala Sarajeve, nevojitet rritje e pranise e rolit te ShBA per te menjanuar nje Jalte dhe Pitsdam te dyte…

Por, mbi gjithcka kerkohet qe vete Shqiptaret kudo qe jane, sidomos dy shtetet shqiptare, Shqiperia dhe Kosova te forcojne lidhjet dhe bashkeounimin e tyre me teper se kurre me pare perballe aksit Serbo-Rus ne Ballkanin Perendimor.

Vec e vec Shqiperia dhe Kosova nuk mund te perballen me aksin Serbo-Rus, por se bashku ata behen barriere e padepertueshme per synimet dhe interesat Serbo-Ruse ne Ballkanin Perendimre.

Shqiptaret udhehiqen nga teoria e paqes demokratike dhe synojne te kene paqe brenda tyre dhe paqe ne Ballkan. Por zhvillimet e aksit Serbo-Rus deshmojne se demokracia dhe paqja ne Ballkan po kercenohen nga e kaluara qe rron.

Share: