Home KRYESORE “THE GUARDIAN” Xhorxh Sorosi: Tereza Mei nuk do të zgjasë, Donald Trampi...

“THE GUARDIAN” Xhorxh Sorosi: Tereza Mei nuk do të zgjasë, Donald Trampi është diktator

Miliarderi jep parashikime të zymta për Brexit-in në Davos dhe akuzon Trampin se po nxit luftëra tregtare

Në prag të përurimit të Trampit si president, Xhorxh Sorosi dha një vlerësim të ashpër, duke e quajtur “mashtrues të përgatitur për luftë tregtare”, e cila do të ketë “një efekt shumë të gjerë në Evropë dhe pjesë të tjera të të botës”.

Sorosi, para një audience të udhëheqësve të biznesit dhe gazetarëve në Davos, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, tha: “Personalisht besoj se ai do të dështojë… sepse idetë që e udhëheqin janë në thelb kontradiktore” , tha Soros, i cili ishte mbështetës i rivales demokrate Hilari Klinton gjatë fushatës zgjedhore në SHBA.

Sorosi tha se pritet që tregjet financiare të mos reagojnë mirë, për shkak të pasigurisë së krijuar nga administrata Tramp.

Për Tereza Mein dhe Brexit-in, Sorosi parashikoi trazira ekonomike në Britani dhe vështirësi të konsiderueshme pas daljes së pastër nga Bashkimi Evropian, si dhe perspektivën e Mbretërisë së Bashkuar për t’u bashkuar sërish ose për të hyrë në marrëveshje pasi të përmbushet mandati ui referendumit për të dalë nga BE-ja.

“Për mendimin tim, është e pamundur që kryeministrja Mei të mbetet në pushtet. Tashmë ajo ka një kabinet shumë të ndarë, një shumicë shumë të vogël në parlament. Mendoj se nuk do të zgjasë shumë”, tha ai. “standardi i jetesës do të bjerë dhe kjo do të marrë disa kohë, por kur të ndodhë, njerëzit do ta kuptojnë. Pastaj dëshira për afrimin me BE-në do të rritet përsëri, në teori apo ndoshta edhe në praktikë.”

E ardhmja për Evropën duket e zymtë, tha Sorosi. Evropa është bërë shumë e komplikuar, duke i lënë njerëzit të tjetërsuar dhe partitë anti-evropiane të marrin fuqi.

Share: