Home KRYESORE Trump u kthen përgjigje kritikëve: Madonna është e shpifur, do bashkohemi me...

Trump u kthen përgjigje kritikëve: Madonna është e shpifur, do bashkohemi me Rusinë kundër “minjve të ndyrë”

Presidenti i 45-të i SHBA-së ka dhënë një interviste dje për Fox TV.

Ai ka qenë i ashpër ndaj spektaklit Saturday Night Live dhe skenaristit të tij, i cili sipas Trump është një turp që bën humor me të birin e tij 10 vjeçar Barron.

Ai gjithashtu ka quajtur popstaren Madonna “të shpifur” në lidhje me deklaratat e saj para marshimit të grave që të hidhnin në erë Shtëpinë e Bardhë. Trump kishte edhe një epitet për aktorin i cili e imiton në SNL Alec Baldwin duke e quajtur atë “të tmerrshëm”.

Gjithashtu në intervistë ai tha se do i bashkohet Rusisë në luftën kundër ISIS duke i cilësuar terroristët “minj të ndyrë”.

Sa për murin e Meksikës ai deklaroi se është mëse i nevojshëm./360grade.al

Share: