Home KRYESORE Turqia nxjerr ligjin më të ri për gjyshet, është ëndrra e gjithë...

Turqia nxjerr ligjin më të ri për gjyshet, është ëndrra e gjithë botës

Të gjitha çiftet e martuara që i kanë gjyshet në punë e dinë sa e vështirë është ta lësh fëmijën për të dalë me miqtë, apo kur janë në punë dhe u duhet të punësojnë “Babysitter”, e cila nuk është as e lehtë dhe për më tepër është humbje parash.

Mirëpo, Turqia ka gjetur një zgjidhje mjaft interesante duke caktuar një pagë për të gjitha gjyshet që kujdesen për nipërit e mbesat e tyre nga e hëna deri të premten. Kështu ata mund të “punojnë “në shtëpinë e tyre dhe të paguhen për këtë.

Në shkurt 2017, Turqia do të nisë programin pilot që do të paguajë gjyshet me paga nga shteti për t’u kujdesur për nipërit e mbesat e tyre.

Për ata me një pension prej 1000-1800 lira turke (250-450 dollarë), projekti u jep mundësinë për të fituar kujdesin shtesë për nipërit e tyre në shtëpi.

Fillimi i projektit është planifikuar për në shkurt të këtij viti në dy provinca: Bursa dhe Izmir. Në fazën fillestare do të përfshijë rreth 1.000 familje. Ndërsa 6 muaj pas përfundimit të këtij programi, dhe në bazë të rezultateve të analizave do të zgjerohet për krahina të tjera turke.

Programi do t’u japë grave mundësinë për të kaluar një ditë të plotë pune dhe, prandaj, fitojnë më shumë. Në intervistë për CNN Turk, ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore të Turqisë tha se gjyshet turke fitojnë rreth 400 lira turke (99 euro ose $ 105) në muaj për kujdesin për nipërit e mbesat e tyre.

Share: