Home KRYESORE VIDEO/ Trump sherr me gazetarin e CNN

VIDEO/ Trump sherr me gazetarin e CNN

Presidenti amerikan i zgjedhur Donald Trump ka pasur një përplasje të ashpër me gazetarin e CNN në konferencën e parë për media 2 muaj nga fitorja e zgjedhjeve.

Trump ishte i inatosur me raportin e Buzz Feed të publikuar nga CNN sipas të cilit hidheshin dyshime mbi lidhjet e Trump me Rusinë. Trump refuzoi t’i jepte të drejtën e pyetjes gazetarit të CNN, Jim Acosta gjatë konferencës për media të zhvilluar në Trump Tower në New York.

Kur ka parë kush e kishte mikrofonin, Trump i është drejtuar gazetarit: “Jo ti. Organizata jote është e tmerrshme”.

“Meqënese po na sulmoni a na jepni të drejtën të pyesim? Zoti President i zgjedhur, meqë ju po sulmoni organizatën tonë të lajmeve, mund të na jepni një shans? – pyeti gazetari Jim Acosta.

“Nuk do të të jap asnjë pyetje. Ju jepni lajme të falsifikuara” – tha Trump per gazetarin e CNN.

Video:
Share: