Home KRYESORE Zbut tonet LSI, Luan Rama: Nuk ka asnjë dramë, probleme vetëm në...

Zbut tonet LSI, Luan Rama: Nuk ka asnjë dramë, probleme vetëm në pushtetin lokal

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë sot një hap pas në konfliktin e krijuar së fundmi me Partinë Socialiste, duke qetësuar situatën.

Që nga deklarata e djeshme e ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili hodhi akuza të forta kundër PS-së, shumë reagime të tjera pasuan nga të dyja palët, por ky i fundit nga LSI, i Luan Ramës, duket se kërkon qetësimin e situatës.

Duke folur në emër të partisë së tij, Rama ka theksuar në studion e Abc News se ekziston një problem me koalicionin, por ai është i përqëndruar në pushtetin lokal, siç është rasti i bashkisë së Durrësit. Luan Rama tha se realiteti në koalicion është ndryshe nga drama që po transmetohet në media.

“Ka një problem që vërehet kryesisht në pushtetin lokal dhe veçanërisht në Durrës, për të cilin foli zoti Koka. Ka një alarm për të përligjur deklaratën e zoti Koka. Nëse kemi një rast që Koka reagon dhe denoncon publikisht do të thotë që diçka nuk funksionon. Dua të paraqes një realitet ashtu siç është dhe jo i dramatizuar”, tha Rama.

Megjithatë, Luan Rama rriti sërish dozën e kritikave kur foli për kanabisin në Shqipëri dhe Ministrinë e Brendshme.

Share: