Home KRYESORE Zjarr në maternitetin e Durrësit, digjen të gjitha pajisjet

Zjarr në maternitetin e Durrësit, digjen të gjitha pajisjet

Zjarri në maternitetin e Durrësit si pasojë e një defekti në rrjetin e elektrik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka djegur të gjitha pajisjet në maternitet, duke bërë të pamundur shërbimin për pacientet që ndodhen të shtruara.

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i spitalit dhe maternitetit, Alban Ramohitaj, sipas të cilit flakët kishin përfshirë katin e katërt të godinës, ndërsa 4 gra u zhvendosën nga ambienti në fjalë. Gjithashtu mësohet se në një ambient tjetër janë zhvendosur edhe 17 fëmijë.

Mësohet se puna për riparimin e defektit ka nisur ditën e sotme, por do duhen disa ditë për riparimin e tij. Deri në momentin e rikthimit të maternitetit në gjendje pune, të gjitha pacientet do të dërgohen në Tiranë./lapsi.al

Share: