Home KRYESORE 6.7 miliardë tendera, deputeti socialist i përgjigjet akuzave të PD-së

6.7 miliardë tendera, deputeti socialist i përgjigjet akuzave të PD-së

Deputeti socialist Xhemal Qefalia i ka quajtur gënjeshtra akuzat e PD qe thane se ai ka përfituar 6.7 mld lekë tendera nga buxheti i shtetit. Duke iu përgjigjur akuzave të Grida Dumës, Qefalia thotë se nëse ka një fakt ndaj tij le ta çojë në organet e drejtësisë.

“Nëse mendon zonja Grida se po bind qytetarët për të dalë protestë duke u marrë me gënjeshtra e mashtrime e ka gabim dhe Grida do të dështojë siç ka ndodhur dhe hërë të tjera se sa herë ka zgjedhje dhe ajo është pjesë e zgjedhjes.  Nëse mendoni se qenka Edi Rama ai që jep tendera zonja Gri, duhet të kujtohet se kësaj firme Sali Berisha i ka dhënë disa herë më shumë punë, pasi kjo firme nuk është krijuar në 2013 por 20 vjet më parë dhe puna e zbatimi i ligjit janë emri i saj i vërtetë. Personalishr nuk kam asnjë interes apo përfitim apo të kem ndikuar sado pak në aktivitetin e tyre. Giithësesi nëse ka qofte dhe një fakt ta çoj zonja Gri në organet e drejtësisë me të cilat ajo ka bashkëpunim në përvojën e saj të punës.”, shkruan Qefalia ne Facebook.

Më herët Grida Duma publikoi dokumente për tenderat e përfituar nga kompania e deputetit socialist. Sipas PD, kompania e deputetit socialist, Xhemal Qefalia ka fituar 6 miliardë e 700 milionë lekë tendera në 3 vite.

Share: