Home KRYESORE Ahmeti: E dorëzuam ligjin për gjuhën

Ahmeti: E dorëzuam ligjin për gjuhën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti u takua në Tetovë me Ambasadorin e Spanjës në Maqedoni, Ramon Abaroa Carranza.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Carranza shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve politike në vend si dhe situatës së krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Ahmeti elaboroi mbi ecurinë politike gjer në zgjedhjet e vitit të kaluar të cilët prodhuan rezultate që kanë prodhuar debat brendapartiak mbi pesë opsionet të mundshme të BDI-së.

Por, BDI nuk do të shpejtojë në drejtim të marrjes së një vendimi pa e analizuar mirë dhe pa qenë të sigurt që ai vendim është i drejtë, që i shërben qytetarëve dhe pritjeve të votuesve tanë, por edhe stabilitetit dhe sigurisë.

Lideri i BDI-së theksoi që propozimi ligji i përgatitur për gjuhën i përgatitur nga shqiptarët tashmë është dorëzuar dhe bashkë me çështjet tjera paraqet parakusht për ndonjë marrëveshje eventuale, por për momentin, marrëveshje nuk ka.

Ai dhe Ambasadori i Spanjës gjithashtu folën edhe për sundimin e së drejtës, integrimin euroatlantik si dhe deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare që paraqesin edhe shtyllë të përcaktimeve të BDIsë në këto bisedime. (INA)

Share: