Home KRYESORE Brukseli thirrje Maqedonisë: Të formojë sa më të shpejt qeverinë

Brukseli thirrje Maqedonisë: Të formojë sa më të shpejt qeverinë

Bashkimi Evropian i bëri sot thirrje liderëve politikë maqedonas për të formuar sa më shpejt qeverinë, për t’i dhënë fund një krize të gjatë politike, e përkeqësuar më tepër prej zgjedhjeve legjislative në dhjetor që nuk nxorrën një fitues të qartë.

“Sa më shpejt të ketë një qeveri, aq më mirë. Nuk ka më kohë për të humbur”, deklaroi komisioneri evropian, Johannes Hahn, i ngarkuar për çështjet e zgjerimit, në një konferencë shtypi në Shkup ku është takuar me zyrtarë të ndryshëm të sferës politike.

“Hapi tjetër është formimi i një qeverie në mënyrën më të shpejtë të mundshme”, deklaroi Johannes Hahn, në vizitë në këtë shtet me shumicë sllave ortodokse ku minoriteti shqiptar përbën përafërisht një të katërtën e popullsisë.

Partia në pushtet që nga viti 2006, VMRO-DPMNE (e djathta) u pozicionua me korrektësi absolute në krye të legjislativeve të 11 dhjetorit. Por me 51 vende, kjo parti zotëron një epërsi ndaj kundërshtarit të saj social-demokrat (SDSM, 49 vende) por me një numër të pamjaftueshëm për të qeverisur e vetme

Share: