Home KRYESORE “DAILY HURRIET” – Turqia restauron monumentet osmane në Ballkan

“DAILY HURRIET” – Turqia restauron monumentet osmane në Ballkan

Turqia ka restauruar një total prej 47 ndërtesave historike duke përfshirë xhami, banja, tyrbe të dervishëve, tempuj, çezma të epokës osmane, të cilat gjenden në gjithë Ballkanin, mes viteve 2008 dhe 2016.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), e cila operon në 54 vende të ndryshme të Evropës Lindore, Afrikës, Azisë, Amerikës Latine dhe Lindjes së Mesme, ka realizuar projekte të ndryshme restaurimi për ndërtesat historike në Ballkan, një zonë që ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane për 550 vjet.

Mes objekteve të restauruara, gjendet edhe shtëpia e Efendi Ali Rizait, e cila i përkiste babait të themeluesit të Republikës turke Mustafa Kemal Ataturk. Shtëpia në Maqedoni u restaurua në përputhje me ndërtesën origjinale.

Edhe ura Mehmet Pasha Sokoloviç, e cila është përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është një tjetër strukturë e restauruar nga TIKA. Restaurimi i urës së epokës osmane, që njihet si Ura e Drinit, ka përfunduar vitin e kaluar. Ura u ndërtua në vitetr 1571-1577. Ajo u bë e famshme në sajë të një romani të quajtur “Ura e Drinit” të laureatit të çmimit Nobel Ivo Andriç.
TIKA vazhdon punimet restauruese në 14 projekte të tjera.

Share: