Home KRYESORE “DETASHMENTI” I KODOSHËVE POLITIKË!

“DETASHMENTI” I KODOSHËVE POLITIKË!

Nga Sulejman Abazi

Kodoshët politikë kanë kohë që i janë vërsulur mediave shqiptare. Të rrish sot në politikë nga frika, nuk është një konstatim paradoksal, edhe pse në pamje të parë mund të jetë një ide e kundërshtuar.

Në institucionet shqiptare kudo në trojet etnike, politikanët janë qepur me gozhdë pas karrigeve të pushtetit, duke synuar imunitetin “e përjetshëm”, nga frika e ndëshkimit për padrejtësitë dhe mëkatet e tyre, për shkak të qënies dhe përgjegjësive në politikë.

Është vërtetuar që, vetëm pushteti politik u ka siguruar atyre “mbijetesën”, privilegjet, u ka mbuluar poshtërsitë dhe u ka mbyllur dosjet e krimit, duke u garantuar jetëgjatësinë.

Frika, këta politikanë të korruptuar dhe amoral, sot po i “trimëron”. Frenimi i vatrave mentale psikologjike, verbimi që u shkakton protesta qytetare, po i detyron të sillen me arrogancë.

Kjo frikë ka sjellë lehjet e forta “të qenve të plakur” në prag të ngordhies, lehje të cilat nxisin zagarët – kodoshë politikë të helmojnë ndërgjegjen qytetare, në emër të partive politike dhe grupimeve të caktuara klanore.

Një zhurmë e madhe mediatike, kur është e pranishme acarimi i situatave politike në Tiranë, Prishtinë dhe në Shkup.

Në skenë kanë dalë kodoshët politikë, të mirëpaguarit pranë liderëve “historikë”, të cilët si zagarët nën lehjet e qenve të plakur të politikës, po i mëshojnë “suskeseve” dhe arritjeve të ustallarëve të tyre.

Nuk është e vështirë të evidencohen, pasi gjuha e tyre është një ligjëratë e helmuar kundër ndërgjegjes qytetare, është gjuha e një shërbëtori, skllavi, të shituri, që ka pranuar poshtërimin dhe është bërë me bindje pjesë e saj.

Njësoj si këta zagarë mediatik, rolin më agresiv dhe antikombëtar po e luajnë mjaft televizione, gazeta dhe portale, të cilët janë në shërbim të bosëve dhe financuesve, duke zbatuar tematika redaksionale të diktuara për interesa të ngushta klanore me orientime politike.

Por, mandarinët e politikës askush nuk do t’i marrë seriozisht, këta janë një absurd në jetën e shqiptarëve. Këta njerëz me lugë në brez, presin momentin t’i vërsulen tasit me çorbë të pushtetit.

Diskretitimi i tyre ka krijuar “detashmentin” antishqiptar të evidencuar saktë me Matoshët, Lubonjat, Haxhitë, Maliqët, Fevzinjtë, Nurellarët, Markët, Zaloshnjat, Zhejët, Mehmetët, Rakipët, Grubët, Dulet, Bushatët, Lesët, Çilët, Hoxhajt, Spahitë, etj. [të më fali ndonjëri që i kam harruar emrin!!], të cilëve nuk u ka mbetur më asgjë për të fshehur në batakun antikombëtar ku frymojnë.

Gjithësesi, situatat krizë dhe rafishatat politike në dëm të interesave kombëtare, kanë sjellë zgjimin e vetëdijes qytetare për mbrojtjen e interesave të tyre.

Ju njerëzit e ndershëm që shikoni në horizont një Shqipëri ndryshe, të jeni vigjilent dhe zgjoni brenda vetes luanin e revoltës qytetare, që do të hedh në kazanin e pleherave këto plehëra dhe zagarët e tyre, kodoshët politikë.

Sulëjman Abazi [NESHAJ]
Tiranë më 19 shkurt 2017.

Share: