Home KRYESORE Dylgjeri: Ditari, Kur hoqëm skelat…

Dylgjeri: Ditari, Kur hoqëm skelat…

Nga Ylli Dylgjeri

Ishte shkurt i vitit 2001. Punoja në Ministrinë e Rendit, Sekretar i Pergjithshem.

Situatat politike në vend vazhdonte konfliktuale. PD ishte në protesta të përditshme në bulevardin “Deshmorët e Kombit”. Çdo pasdite na thyheshin xhamat e zyrës që ishin me pamje nga bulevardi, dhe çdo mëngjez sërisht i riparonim dritaret.

*****

Atë pasdite erdha sërisht në zyrë pak më shpejt se zakonisht. Kishim punuar tërë natën.

Një mbledhje te Ministri, një natë më parë, i kishte lëne të gjithë drejtuesit kryesorë pa gjumë. Nje bashkepuntor ne rradhet e PD kishte sjelle nje leter ku pershkruante te gjithe itenerarin e levizjes se demostrates ne bulevard. Aty sqarohej si do parakalonin drejt Kryeministrise, çrruge do ndiqnin, me çmjete do qëllonin, çparrulla do hidhnin, kush i kryesonte, kush drejtonte etj.etj. Në letrën e bashkepuntorit thuhej se Ministria e Rendit ishte ne target. Ndërkohe Projekti “Kthim në Identitet” e kish mbuluar atë me skelat e hekurit…. Sipas Tij (bashkepuntorit), do kishim edhe vizita nga dritaret prej mitingasheve të revoltuar. Pra plani ishte të na zinin të gjallë brënda zyrave. Ky ishte edhe qëllimi me ekstrem i pozuar nga bashkëpuntori anonim: Marrja e institucionit të Rendit dhe paralizimi i policisë se shtetit. Keshtu qe na dilte detyra qe veç Planit te Masave, të çmontonim edhe skelën e hekurit që mbulonte fasadën e Ministrisë..

Ora ishte 22.00 e mbremjes.

Duheshin therritur serisht brigada e puntorëve për të çmontuar skelën.

Ashtu u bë. U thërritën me hir, e me pahir sërisht puntorët e skeles. U punua gjithë natën. Në mengjez fasada e Ministrisë u gdhi e zhveshur nga skela e ngritur.
Eureka!

U qetësuam…PD-istët s’do na hyn më nga dritaret.Tani do ti presim nga dera…Miresetëvini.

****

Mbrita sërisht në zyrë ne orën 16.30

Fus çelsin për të hapur deren, por shoh i habitur se dikush e kish hapur atë më parë. Mendova se ishte pastruesja. Por jo..! Brënda në zyre ishin djemtç e policisç kriminale. Bënin rikonicionin e punës me kamera në duar.
I pa mësuar, i pyes i nevrikosur:

Çar doni këtu? Më sqarojnë të ndrojtur se kishin marrë detyrën të filmonin demostruesit dhe elementin kriminal mes tyre…Më tej u qetësova dhe prita fillim e saj…
Demostrata vijoji “normalisht”, pa ekseset e parashikuara nga bashkëpuntori në letrën anonimi. U thyen ca xhama, u hodhën gurë, e na u shanë nënat…Kjo ishte e gjitha për atë pasdite shkurti.
****
Mu kujtua kjo ngjarje sonte, pas leximit te lajmit në një Portal, se te Kryeministria sonte po ngrihet një skelë për mbrojtje…nga mitingu i PD-së i 18 Shkurtit…
Në 2001e hoqëm skelën nga PD.
Në 2017 po ngremë sërisht skela…

Share: