Home KRYESORE Integrimi apo disintegrimi i Republikes

Integrimi apo disintegrimi i Republikes

Nga Dritan Shano

Integrimi i Republikes ne Bashkimin Europian pengohet nga moskryerja e reformes ne drejtesi, tha dje Komisioneri Hahn, dhe i tha Mogherinit ik njehere ne Tirane e shih cbehet. Ai shtoi se eshte pikerisht reforma e Vettingut ajo e domosdoshmja, dhe per te mundesuar kete duhet qe opozita te kthehet ne Parlament. Nuk jane aspak te panjohura keto fjale. Por a jane ato fjale te informuara sic duhet? Por, a jane ato fjalet qe duhen? A qendrojne ato fjale mbi fakte, apo jane thjesht nje teorizim i demokracise?

Se sa imtesisht luftoi, dhe fitoi PD per miratimin e reformes ne drejtesi, kete e pa e gjithe Republika ne veren e vitit qe shkoi. BE dhe SHBA mendonin se PD ishte kunder refermes ne drejtesi. Komisioni i Venecias jo. Ai i pranoi te gjitha rekomandimet e PD dhe reforma ne drejtesi u miratua ashtu me date 21 Korrik 2016. Rama nxinte ate nate.

Reforma ne drejtesi u miratua me konsensus. Permes bashkepunimit, ne dukje te vullnetshem, te forcave politike. Nuk kaloi me shume se nje muaj dhe Rama e kafshoi ne gryke konsensusin dhe bashkepunimin per reformen ne drejtesi. Opozita kerkoi shqyrtim te imtesishem te ligjeve qe do miratoheshin, por Rama nxitonte dhe i kishte 88 votat. Me kete akt gjakftohte, ai e eliminoi opoziten dhe perballjen me te ne procesin e reformes ne drejtesi. Atij nuk i duhej me bashkepunimi i opozites per ta miratur Vettingun. BE dhe SHBA nuk folen.

Pavaresisht eliminimit te opozites nga procesi, dhe mungese se nje qendrimi per kete ngjarje me cduket te parendesishme per BE, sot Komisioneri Hahn tek shpreh shqetesimin e tij thote se “Bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës është i domosdoshëm për ambicien e vendit për t’iu bashkuar Bashkimit Europian.” Po. Por pse nuk ishte po kaq i domosdoshem edhe ne 31 Gusht kur Rama ne menyre te njeanshme, pa bashkepunim miratoi Ligjet e Vettingut sic i deshi? Bashkepunim, me cfare kostoje dhe me cfare morali? Pastaj, pse komisioneri Hahn mendon se eshte opozita qe e pengon procesin e Vetingut? A eshte ai i informuar sic duhet?

FAKT. Ligjet e Vettingut parashikojne krijimin e nje numri te madh organesh qe do e kryejne kete proces. Qe do garantoje se gjyqtaret dhe cilido qe do administroje drejtesine ne Shqiperi, nuk ka veprimtari kriminale, vila, apartamente, ore te shtrenjta, pasuri te tjera te cdo lloji te pajustifikuara. Per zgjedhjen e njerezve do ngrihen Komisione Parlamentare me nga 6 anetare si nga mazhoranca ashtu dhe nga opozita. Eshte hapur dhe mbyllur procesi i aplikimeve per te plotesuar vendet ne secilin nga organet e Vettingut.

FAKT. Opozita gjithnje ka kundershtuar krijimin e nje numri te madh organesh te vettingut duke argumentuar se nuk kemi ne Republike kaq shume njerez qe plotesojne kriteret formale te kandidimit per ato pozicione.

FAKT. Mazhoranca gjithnje e ka pretenduar te kunderten.

FAKT. Organet e Vetingut nevojitet te plotesohen nga 27 kandidate te cilet duhet te plotesojne kriteret formale te rena dakord, per gjithaq vende vakante.

FAKT. Deri me sot jane kryer gjithsej 29 aplikime nga kandidate, pra 2 me shume nga sa jane vendet vakante. Kjo do vertetonte argumentin e mazhorances.

FAKT. 6 prej ketyre aplikanteve pritet te skualifikohen sepse jane ne procedim peal per korrupsion apo shperdorim detyre. Kjo fakton argumentin e opozites.

FAKT. Ligji i Dekriminalizimit eshte miratuar perpara ligjit per Vetingun dhe ende nuk po zbatohet. Deputete te inkriminuar vazhdojne te votojne ligje ne Parlament. Njerez te inkriminuar, me shume emra dhe vepra penale vazhdojne gjithashtu te qeverisin qytetet e Republikes.

FAKT. Opozita qe prej dates 18 shkurt 2017 eshte larguar nga Parlamenti, sepse kerkon zgjedhje te lira e te ndershme qe mund te realizohen vetem nga nje qeveri teknike. Kjo per arsye se ajo jo vetem eshte eliminuar nga miratimi i reformave te rendesishem per integrimin e Republikes ne BE, porse eshte edhe eliminuar de fakto nga procesi zgjedhor i cili eshte provuar se blihet, manipulohet dhe tjetersohet.

FAKT. Ngritja e Komisioneve Parlamentare 6+6 nuk eshte ne axhenden e punimve te Parlamentit. Prandaj, ndersa Komisioneri kryen artikulimet e veta, ne fakt, mund te thuhet se opozita nuk po pengon ne asnje forme dhe menyre kryerjen e reformes ne drejtesi. Mazhoranca eshte investuar ne kete propaganda per te larguar vemendjen nga kerkesa e opozites per zgjedhje te lira e te ndershme.

Reforma ne drejtesi ka qellim te prodhoje drejtesine ne kete vend. Ajo nuk eshte thjesht nje detyrim ndaj Komisionit te BE. Drejtesia nuk eshte thjesht nje akt burokratik. Drejtesia eshte nje akt moral. Per te gjithe qytetaret e Republikes ky moral duhet te jete i njejte dhe i pranuar nga te gjithe. Vetem keshtu shoqeria jone paqtohet dhe pranon rregullin qe buron prej ketij morali.

Garancia e pare e reformes ne drejtesi eshte zbatimi i Ligjit per Dekriminalizimin. Ky ligj nuk po zbatohet. Mbajtja ne detyre e Kryetarit te Bashkise se Kavajes nga Rama, jo vetem e ben kete te fundit nje shkeles ligji, por edhe tregon se cili eshte standarti i tij per drejtesine dhe reformen e kryer deri tani.

Filozofja Hannah Arendt, ne librin e saj “Eichman in Jerusalem” duke analizuar punen e oficerit nazist SS Adolf Eichman observon se si arrihet te banalizohet e keqja duke u bere pjese e nje sistemi me role te percaktuara, ku te gjithe duhet te kryejne detyren qe i eshte ngarkuar brenda ketij sistemit pa marre parasysh pasojat morale te veprimit te tyre. Por a ka shkuar banalizimi i te keqes qe Rama kryen nga mengjesi deri ne mengjesin tjeter deri ne kete pike sa vendi mbillet i teri me kanabis, vidhet me ligje, qe ligjet e i miratojne njerez te inkriminuar. Mire ata qe mbjellin kanabis, ata qe mbushin xhepat me parate tona permes koncesioneve, ata qe i miratojne ligje per t’i mbrojtur keta te tjeret i paskan marre detyrat e tyre dhe nuk i plas per pasojat morale te veprimeve te tyre, po ne populli i Republikes cfare roli na ka caktuar Rama? Ate te spektatorit, apo dekorit si natyre e vdekur. Apo emigrantit profesionist?

Zgjedhjet ne Diber, treguan se pervec eliminimit nga procesi ligjvenes, Rama ka eliminuar opoziten edhe nga procesi zgjedhor. Kjo tregon se sistemi politik qe mabn Republiken ne kembe ka rene. Eshte zhdukur. Pse? Sepse u pa qarte se ne Diber zgjedhjet mbaruan nje dite perpara votimit. Ato u kryen ne farmacine e vellait. Edhe Stalini thoshte: Njerezit le te votojne, pastaj ne i numerojme. Rama jo, ai e mbaron numerimin nje dite perpara votimit. Me pranimin e kesaj si normalitet, ky vend do mbetet gjithnje i acaruar, i percare i shkerrmoqur. PD nuk e do kete, dhe do beje gjithshka ne doren e saj qe kjo mos ndodhe.

Te mos i shohesh, keto gjera, te besh nje sy qorr dhe nje vesh shurdh dhe te thuash se opozita po pengon reformen ne drejtesi eshte te thuash pak problematike. Nese drejtesia eshte uji i kulluar, duke nxituar keshtu eshte i qarte injorimi i faktit se shenjat e gishtave te dores qe do sjelle goten e ujit ne tavoline, jane inventar i policive te shteteve anetare te BE. Ky qe me sjell goten me uje, te mos e kete futur gishtin brenda thua? Cdo nxitim per te anashkaluar eliminimin e opozites nga sistemi politik, sikunder ka ndodhur, duke e perligjur kete me domosdoshmerine e procesit te integrimit con tek nje pyetje: behet fjale per Integrimin apo Disintegrimin e Republikes?

Share: