Home KRYESORE Kapet i shumëkërkuari i grabitjes së Rinasit

Kapet i shumëkërkuari i grabitjes së Rinasit

Arrestohet Admir Çerpja. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia si një nga krerët grupit të dy grabitjeve te ndodhura në rrugën e Rinasit. Lapsi.al mëson se ai është arrestuar në zonën e Dibrës ku po kërkohej bashkë me kreun e grupit, Admir Muratajn. Lapsi.al mëson se në këto momente ai po transportohet drejt Tiranës.

Admir ose Jetmir Çerpja ka jetuar për disa vite në Greqi ku dyshohet se është njohur me Ilir Kupën, shqiptarin e famshëm të arratisur nga burgjet helene. Dibrani ka jetuar për shumë vite në Kamëz ku është njohur me tropojanin Admir Murataj. Çerpja ka pasur njohje me komandon Neim Avdulaj, me cilin ka rënë në kontakt me anë të një kushëririt te tij që punonte në ushtri, bashkë me riun nga Vlora. Më herët janë arrestuar Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdyli, Ernest Kupa, djali i xhaxhait të Ilir Kupës./lapsi.al/

Share: