Home KRYESORE Kërcënuan biznesmenin se do i vrasin djalin, arrestohen dy gjobëvënësit

Kërcënuan biznesmenin se do i vrasin djalin, arrestohen dy gjobëvënësit

Dy persona u arrestuan për gjobë vënie. Ata kishin kërcënuar një biznesmen se do t’i vrisnin djalin nëse nuk do t’u jepte 25 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës. Gjobëvënësit janë Dodë Gjoka dhe Mark Çuku, 37 dhe 49 vjeç. Ata kishte kohë që e kërcënonin biznesmenin me inicialet V.P për t’u dhënë shumën e parave.

Pasi biznesmeni ka kundërshtuar, ata e kanë kërcënuar me jetën e djalit. Pas kësaj, biznesmeni njoftoi policinë dhe inskenoi takimin me dy gjobëvënësit, duke u premtuar dhënien e parave. Në momentin që ata shkuan të merrnin paratë, u arrestuan.

Share: