Home KRYESORE Këshilltari i ri i Trumpit është njohës i mirë i Kosovës

Këshilltari i ri i Trumpit është njohës i mirë i Kosovës

Këshilltari i ri i presidentit Donald Trumpt për siguri Kombëtare, në të kaluarën është marrë me analiza të luftës në Bosnjë dhe ndërhyrjen e NATO-s në Serbi për të ndalur gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Gjenerali Herbert Raymond Mcmaster ka shkruar për luftën në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ka thënë se “tmerri i Srebrenicës, dorëzimi poshtërues i forcave paqësore holandeze ndaj kriminelit të luftës, Ratko Mlladiç, vrasje e 7000 burrave myslimane e kanë shtyrë Amerikën dhe Evropën që të tregojnë forcën ndaj serbëve të Bosnjës”.

“Serbët e Mlladiqit me të gjitha mjetet janë të dhunshëm, vlerësimet për numrin e ushtarëve të nevojshëm për luftë me këmbësori kanë qenë të larta. Brutaliteti i serbëve të Bosnjës e ka maskuar dobësimin e tyre, kurse në gusht të vitit 1995, forcat kroate dhe ato myslimane të cilat i pajisen me armë amerikanë u nisen në ofensivë ndaj serbëve të Bosnjës”, ka thënë Mcmaster.

Ai ka shkruar edhe për masakrën serbe ndaj boshnjakëve, në tregun e Sarajevës të quajtur “Markala”.

“Përgjigja në sulm të pakuptimtë në të cilën u vranë 38 njerëz, dhe u plagosën 85 të tjerë, forcat e NATO-s më fuqi të plotë sulmuan serbët në Republikën Serbe, 300 herë brenda 24 orëve. Kjo ishte një kthesë e ashpër, pasi që në dy vitet e kaluara aksionet e NATO-s ishin joefikase”, ka shkruar Mcmaster.

Bombardimi i Jugosllavisë së atëhershme në vitin 1999 po ashtu ishte temë e Mcmasterit.

“Maqedonia i dha bazat, por ky nuk ishte një rreth i sigurt, pasi që popullsia atje kishte simpati për serbët, ndërsa ka pasur frikë nga shqiptarët. Greqia nuk lejoj fluturimin e aeroplanëve të NATO-s, mbylli linjat kritike, derisa francezët dhe italianët ishin të rezervuar për shkak të aksionit të tërësishëm të NATO-s në Jugosllavi. Planifikimi i sulmeve ndaj Jugosllavisë ishte planifikuar të fillojë në maj të vitit 1998, më pas, NATO shpërfilli faktin se se rezultati i aksionit varet nga reagimi i Jugosllavisë. Gjithçka ishte planifikuar që të zgjaste pesë ditë, por shkoj më shumë, për shkak të Millosheviçit”, ka theksuar ai, transmeton lajmi.net.

“Millosheviqit e zhvendosi ushtrinë në kufirin me Kosovën, vetëm pak javë para fillimit të sulmeve. Kjo ushtri, me të filluar bombardimet, i nxori shqiptarët në rrugë, ua mori dokumentet atyre, ua dogji shtëpitë dhe i zhvendosi me dhunë në Maqedoni dhe Shqipëri. NATO nuk e kishte menduar këtë, bombardimi përshpejtoi spastrimin etnik, në vend që të ndalte këtë”, ka thënë Mcmaster.

Sipas tij, shumë caqe janë goditur rastësisht, si dhe Beogradi i dinte hapat e Aleancës.

“Serbët evakuuan objektet të cilat ishin në shënjestër të bombardimeve të NATO-s. Besoj se Jugosllavia kishte spiun në radhët e NATO-s, prandaj ata njoftoheshin me të nisur aeroplanët nga baza Aviano në Itali”, ka thënë ai./dita.al

Share: