Home KRYESORE KQZ merr vendimin për LIBRA

KQZ merr vendimin për LIBRA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur me 5 vota pro dhe 2 kundër të shtyjë vendimin për regjistrimin e partisë LIBRa, por dhe partive të vogla. Pas një debati të gjatë thuajse 90 minuta, KQZ vendosi të pranojë kërkesën e mazhorancës në Komision për të shtyrë shqyrtimin kërkesës për regjistrimin e Partisë Libra.

Mimoza Hafizi e pranishme në komision u kërkojë që shqyrtimi të behet, pasi ligji e kërkon dhe e lejon një gjë të tillë, por lidhur me këtë Kreu i KQZ, Denar Biba e hodhi në votim kërkesën për shtyrje të shqyrtimit dhe kjo kërkesë mori konsensusin e pesë anëtaërëve të KQZ.

Share: