Home KRYESORE Meta: LSI ka nerva të çelikta, presionet vijnë nga lart

Meta: LSI ka nerva të çelikta, presionet vijnë nga lart

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në Konventën Zgjedhore të Njësisë 1 në Tiranë. Ai tha se vendi ka nevojë për një energji pozitive që askush më mirë se sa LSI-ja nuk mundet ta përçojë. Indirekt ai u ka kthyer përgjigje edhe akuzave që vijnë nga PS.

“Pas 26 vjetësh gjithë kjo urrejtje është një gjë e papranueshme sepse është një konflikt aq artificial që vjen nga lart, që nuk vjen nga poshtë, nga shoqëria e cila kërkon ekuilibër, e cila kërkon zgjidhje të problemeve e jo konflikte”, – tha Ilir Meta

“LSI është e përqendruar te problemet, LSI ka qëllime strategjike për zhvillimin dhe stabilitetit të vendit dhe për të modernizimin e tij. Avantazhi që ka LSI-ja është që ka edhe durim strategjik, pra ka nerva të çelikta. Ajo që te njerëzit mbetet është mesazhi, që LSI është për njerëzit, qëndron për njerëzit, për punësimin e tyre, për përfshirjen e tyre, është për bashkëpunim me ta”, – deklaroi Kryetari i LSI-së.

Share: