Home KRYESORE Nis regjistrimi në KQZ, LIBRA partia e parë

Nis regjistrimi në KQZ, LIBRA partia e parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë dhe miratojë mbledhjen e ditës së nesërme katër pika të rëndësishme për zgjedhjet e ardhshme.
Nesër pritet që të regjistrohet si subjekt zgjedhor edhe parti e Ben Blushi, LIBRA.

Rendi

“Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të funksionareve publikë anëtar në këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

“Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

“Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë “Lista e Barabartë”, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18.06.2017”.

“Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 Qershor 2017”./lapsi.al

Share: