Home KRYESORE Parashikimi i motit, ulen temperaturat

Parashikimi i motit, ulen temperaturat

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit edhe për ditën e sotme, herë pas here do të ketë edhe intervale me kthjellime.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të cilat herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët dhe lokalë.

Më të dukshme shirat do të paraqiten në zonat veriore dhe qendrore. Ky instabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 apo 3 gradë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke bërë që edhe deti të jetë i trazuar.

Share: