Home KRYESORE Policia nis procedimin penal ndaj Ristanit dhe Bozdos

Policia nis procedimin penal ndaj Ristanit dhe Bozdos

Policia e Tiranës do të procedojë penalisht në gjendje të lirë organizatorët e protestës të Partisë Demokratike, Enno Bozdo dhe Arben Ristani.

Top Channel thote se ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës dhe deputeti akuzohen për “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, pasi në kërkesën e tyre për tubimin nuk ishte parashikuar ngritja e çadrave.

Bozdo është kallëzuar edhe për dy protesta të tjera të Partisë Demokratike, atë të 9 dhjetorit të 2015-s dhe për protestën tek parku i Liqenit Artificial, por qartazi ky eshte nje zhvillim politik dhe kerkon zgjidhje politike dhe jo teknike te panevojshme.

Share: