Home KRYESORE Pse u takua Manjani me Llallën ditën e shkarkimit nga Rama?

Pse u takua Manjani me Llallën ditën e shkarkimit nga Rama?

Në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit u publikua një shkresë që tregon protokollin e hyrjeve dhe daljeve në institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, aty ku zbulohet një detaj siç ishte vizita e Ylli Manjanit pas shkarkimit dhe pasi kishte lëshuar një lumë akuzash për qeverinë e kryeministrin Rama.

Nuk dihet pse Manjani ka shkuar në Prokurorinë e Përgjithshme, por dihet vetëm që ai ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeprokurorin Adriatik Llalla për rreth një orë dhe saktësisht ne 18:45 deri në 19:40.

Manjani ngriti akuza të rënda në konferencën pas shkarkimit, kur tha se ministra të qeverisë flenë tek hoteli i Klement Balilit me dashnoret, apo shefat e policisë kanë fshehur skedën e Balilit.

Ai ngriti shqetësimin e kanabizimit të vendit, dhe akuzoi policinë se po i mbron trafikantët, ndërsa kryeministrin që kërcënon gjyqtarët me telefon dhe merr vendime qeverie pa mbledhur ministrat.

Share: